Policia e Fierit ka vënë në pranga shtetasin me iniciale D.M. i shpallur në kërkim për “Armbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.
Ky shtetas në 16.04.2015, në qytetin e Patosit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri shtetasin A.Sh.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka dhënë dënimin me 1 vit burg.
Njoftimi:
Kapet dhe ndalohet një shtetas i kërkuar për “Armbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
D.M, 31 vjeç, banues në Patos.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 1 vit burg për veprat penale “Kanosje” dhe “Armbajtje pa leje”.
Në datën 16.04.2015, në qytetin e Patosit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri shtetasin A.Sh.