Aktorja turke e njohur nga seriali “Kuzey Guney”, ku luante rolin e nënës së dy djemve, Semra Dinçer ka ardhur në Kosovë së fundmi. Gjatë vizitës, Semra është takuar me shumë personazhe të njohur.
Mes tyre Vedatin e Stupcave, modelen Arbnora Ademaj dhe sot ka takuar edhe këngëtaren e mirënjohur të muzikës popullore, Shyhrete Behluli. Aktorja turke ka pranuar të bëjë një foto me Shyhreten të cilën e ka postuar edhe në Instagram.
Shyhrete dhe Semra kanë marrë komplimenta të shumta nga fansat.