Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nisjen e procedurave në shtator për ndërtimin e një shëtitoreje në Sarandë, njëlloj si Lungomare në Vlorë.
Rama zbuloi pamje të projektit, ndërsa nënkryetari i LSI-së, ish-ministër në mandatin e parë të qeverisë Rama, Petrit Vasili, shkruan se ky qytet është shkatërruar nga betoni dhe duhet edhe betoni i lungomares.
“Edi Rama e lëshoi nëmën e re, do që të bëjë Lungomare edhe në Sarandë.
Hiqu tutje nga Saranda i mallkuar, nuk mjafton gjithë ai beton që e ka shkatërruar Sarandën deri tani, por edhe betonin tënd ka mangut.
Mjaft or ti mjaft, mos e dh…t edhe Sarandën siç dhj…e Vlorën”, shkruan ai.