Këtë mëngjes, një 26-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila ndodhej në Basilicata të Italisë për pushime, u mbytur ndërsa po lahej në det me vajzën e saj gjashtë vjeçare. Lajmin e bëjnë me dije mediat lokale.
E reja u transportua për në spital me helikopter, megjithatë nuk mundi të mbijetojë.
Ndërkohë, vajza raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Identiteti i viktimës nuk bëhet me dije.