Në një njoftim për mediat, Ministria e Finacave dhe ekonomisë i kanë ngatërruar emrin Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave , duke i shtuar një a në fund duke e bërë në gjininë femërore.
Ai quhet Arlind Gjokuta ndërkohë që ministria e ka bërë Arlinda. Ndoshta nga që kryeministri Rama i ka aq shumë qejf femrat e administratës sa dhe drejtorët meshkuj i sheh si femra.
Arlind Gjokuta së bashku me ministren Anila Denaj zhvilluan një inspektim në magazinat fiskale të disa subjekteve që tregojnë produkte të akcizës, nën juridiksionin e Degës Doganore të Tiranës.