Policia e Shtetit njoftoi paraditen e sotme arrestimin e shtetasit Sadetin Erkoceviq, i dënuar me 20 vjet burg për vrasje. Policia tha se kishte parandaluar një krim të rëndë në kryeqytet, duke arrestuar 28-vjeçarin nga Shkodra, të cilit iu bllokua edhe një armë zjarri.
Po kush është Sadetin Erkoceviq? Ai është një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë, e cila e ka dënuar me 20 vjet për ngjarjen e ndodhur më 10 maj 2014 në një lokal, në fshatin Zeus.
Ngjarja
Me datë 10.05.2014, tek lokali “Enigma”, në fshatin Zues, ka pasur muzikë live. Në këtë lokal ka shkuar i ndjeri Indrit Hylli se bashku me kusheririn e tij Ervin Hylli dhe nje shokun e tij Fabian Hoxha. Në këtë lokal, me pas ka shkuar edhe shtetasi Jetmir Beqiri (Mollaj) se bashku me shokun e tij Altin Haxhi.
Shtetasi Jetmir Beqiri (Molla) është kusheri me të ndjerin Indrit Hylli dhe me shtetasin Ervin Hylli. Ata jane takuar ne lokal dhe kane shkembyer pije me njeri-tjetrin.
Në një moment, rreth orës 24.00, i ndjeri Indrit Hylli është çuar se bashku me Jetmirin dhe shokun e tyre Fabian dhe kane filluar te kercejne ne mes te lokalit. I ndjeri Indrit eshte afruar tek tavolina ku qendronte Elion ( Esmeraldo ) Hato se bashku me shoket e tij dhe ka marre nga tavolina e tyre nje balerine per te kercyer me te.
Në këtë moment, mes te ndjerit Indrit dhe shtetasit Sadetin Erkoceviq (Lisi), i njohur me emrin “Timi”, ka filluar nje debat lidhur me balerinen. Ne kete moment, shtetasit Sadetin Erkoceviq (Lisi), Jetmir Beqiri ( Molla), Eljon (Esmeraldo) Hato, Ervin Hylli dhe viktima Indrit Hylli, jane zhvendosur jashte lokalit, ne pjesen e verandes, duke vazhduar debatin mes tyre.
Në debat janë përfshirë edhe persona të tjere, mes palëve është bërë përpjekje për tu qetësuar me fjalet “njihemi, jemi shoke, etj“.
Sipas Prokurorisë në një moment shtetasi Indrit Hylli është kthyer per tu futur brenda ne lokal dhe aty rezulton se shtetasi Sadetin Erkoceviq (Lisi), ka nxjerre armen e zjarrit pistotelë dhe e ka qelluar dy here ne trup, të ndjerin Indrit Hylli, i cili ka ecur per pak metra dhe eshte rrezuar ne ambientet e brendshme te lokalit, duke gjetur vdekjen e menjehereshme.
Po ashtu sipas Prokurorisë dhe shtetasi Eljon Hato ka nxjerre armen e tij, pistolete tip TT ( sipas deklarimeve te vete atij) dhe ka qëlluar ne drejtim te Jetmir Molles, duke i shkaktuar atij plagosje të lehtë në këmbë.