• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama bie “Dëshmor i Rilindjes” në kështjellën e Shkodrës

21:05 : 14/08/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Më 20 qershor Rama mbërriti në Shkodër me gjithë forcat e mundshme të policisë, veçarisht ato të Ndërhyrjes së Shpejtë. E kishte sfidë për të mposhtur qytetarët që dolën me parullat “Rama ik”. Gazi lotsjellës në sytë e qytetarëve dhe ca metra më larg, Rama që thurte elozhe për kandidatin e tij Valdrin Pjetri ishin shfaqjet që Rilindja i shiti si trumf. Në këtë betejë u duk se fitoi Rama, por luftën me Shkodrën e humbi dje, pa u qitur asnjë armë e pa u hedhur asnjë gurë…

Një prej “gjeneralëve” të tij, pikërisht Valdrin Pjetri, që më 30 qershor mori Shkodrën me dhunën e pushtetit, del se është dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Si për ironi, ishte bashkia e fundit që ende nuk e kishte marrë formalisht, ndërsa 60 të tjerat ranë një e nga një në duart e Rilindjes.

“Ai është dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim. Për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata ka urdhëruar pezullimin e dënimit. Më datë 3 shkurt 2003, Valdrin Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe më datë 4 shkurt 2003 ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti italian”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

Lexo edhe:

Arrestohen 3 të rinjtë në Sarandë/ I riu që u hodh në det kishte armë, njëri ishte në kërkim (EMRAT)

“Shteti në një dorë”/ Urdhrat e Ramës për kryebashkiakët, shkelje e autonomisë vendore!

Pas publikimit të dokumenteve një ditë më parë nga PD, Valdrin Pjetri duket se nuk do ta gëzojë karrigen e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, ku ai nuk është ulur ende. Kryeministri e shiti shpejt të preferuarin e tij. Sot Rama të tregon se nuk bën kompromis kundër ligjit dhe se nuk ka ndërmend të mbrojë askënd që e ka shkelur atë, duke i ndarë rrugët me Valdrinin.

Kryeministrit nuk i ra vetëm Shkodra, por e gjithë Shqipëria, ku me këtë rast u vërtetua përfundimisht se ky njeri nuk mund të qeverisë nëse pranë nuk ka trafikantë droge, persona të korruptuar, sherrxhinj të regjur dhe kapadai që blejnë vota e shantazhojnë qytetarë.

“Nuk dija gjë”-thotë Edi Rama për dënimin e Valdrin Pjetrit në Itali. E njihte për djalë të mirë, edukuar dhe një nëpunës të zotin, por i del se në të shkuarën ishte marrë me pak trafik droge, qoftë edhe me një sasi të papërfillshme kanabisi, kur ishte student në Itali.

Një pyetje e vazhdueshme po bëhet nga qytetarët: A nuk kanë mbetur shqiptarë që nuk merren me drogë që të promovohen për të qeverisur? Si është e mundur që Rama vijon të bëjë sërish të njëjtin ‘gabim’ duke promovuar trafikantë dhe të majmur nga korrupsioni? Kjo është një pyetje që nuk duhet bërë më kurrë. Kryeministri e ka treguar që nga viti 2013 se me këtë kategori erdhi në pushtet, me atë do të mbahet dhe prej tyre po vijon të na qeverisë, qoftë edhe me më të zezat që ka njohur ndonjëherë vendi, me koston e instalimit të një minidiktature.

Fati e deshi që Rama të binte në Shkodër, pikërisht në zonën që kurrë nuk mundi ta merrte me votë. Në këtë qytet etalon që përjetoi më shumë se çdo krahinë tjetër e Shqipërisë diktaturën komuniste.  Ti fyesh shkodranët me vendosjen e një kryebashkiaku me të shkuar të errët në trafikun e drogës, është më shumë se e rëndë. Valdrini, kuptimi i së cilës është “Vala e Drinit”, këtë herë mund të marrë me vete edhe kryeministrin.

Morali i votimeve të 30 qershorit është i rënë, qoftë edhe me një episod, që kurrsesi nuk është aksident, por thelbi i një qeverisjeje.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arrestohen 3 të rinjtë në Sarandë/ I riu që u hodh në det kishte armë, njëri ishte në kërkim (EMRAT)

09:33 : 12/07/2025
AKTUALITET

“Shteti në një dorë”/ Urdhrat e Ramës për kryebashkiakët, shkelje e autonomisë vendore!

09:16 : 12/07/2025
SPORT

Renditja e re e FIFA-s/ Shqipërinë e kalon edhe Hondurasi, Kosova vendos rekord historik

09:03 : 12/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 12 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:50 : 12/07/2025
AKTUALITET

Tragjike/ “Audi” përplaset me karburantin në Vorë, vdes një 19-vjeçar, plagosen dy të tjerë

08:37 : 12/07/2025
Lajmet e Dites

Si skenë filmi/ I riu braktis “Porsche-në” në Sarandë dhe hidhet në det për t’i shpëtuar Policisë (VIDEO)

08:25 : 12/07/2025
Para

Denoncimi te Berisha: Prej 8 ditësh më mbajnë në Komisariat, edhe pse gjykata më liroi

TË GJITHA

Arrestohen 3 të rinjtë në Sarandë/ I riu që u hodh në det kishte armë, njëri ishte në kërkim (EMRAT)

09:33 : 12/07/2025

“Shteti në një dorë”/ Urdhrat e Ramës për kryebashkiakët, shkelje e autonomisë vendore!

09:16 : 12/07/2025

Renditja e re e FIFA-s/ Shqipërinë e kalon edhe Hondurasi, Kosova vendos rekord historik

09:03 : 12/07/2025

Këmbimi valutor 12 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:50 : 12/07/2025

Tragjike/ “Audi” përplaset me karburantin në Vorë, vdes një 19-vjeçar, plagosen dy të tjerë

08:37 : 12/07/2025

Si skenë filmi/ I riu braktis “Porsche-në” në Sarandë dhe hidhet në det për t’i shpëtuar Policisë (VIDEO)

08:25 : 12/07/2025

Pasditja sjell vranësira të lehta, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:17 : 12/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com