Makina përplaset me motorin pranë QSUT-së, 2 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur dy persona. Ngjarja është regjistruar pranë Qendrës Spitalore Universitare, ku një motor është përplasur me një makinë. Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 22:45 në rrugën e ‘Dibrës’ mjeti me drejtues I.U. është përplasur me motoçikletën me drejtues A.M.. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja e motoçikletës S.M. të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore. Drejtuesi i automjetit do shoqërohet në komisariat për veprime të metejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit“, njoftoi policia.

LEXO EDHE  ‘Zoti ekziston’/ Bleona Mata ‘shfaqet’ në krahë të futbollistit të Romës (Foto)