Një 54-vjeçar është gjendur i mbytur në lumin Mat. Mësohet se viktima është Luigj Gjeloshi, ndërsa ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Skuraj të Kurbinit.
Dyshimet janë se Gjeloshi është mbytur në lumë, teksa po tentonte të kalonte lumin, pranë fshatit Skuraj.
Nga të dhënat paraprake dyshohet që ngjarja të ketë qenë aksidentale, ndërkohë policia, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë shkuar në vendngjarje.