Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Euronews, ndërsa në rezidencën qeveritare në Dhërmi ka shkuar gazetari Jacke Parrock, korrespondent i gjigandit mediatik në Bruksel.
Intervista kishte në fokus integrimin dhe pritshmëritë për hapjen e negociatave, ndërsa Kryeministri Rama nuk ka nguruar që të paralajmërojë rrezikun e destabilizimit nëse nga BE nuk do të ketë një përgjigje pozitive për Shqipërinë.
Por pëveç asaj çka u transmetua, gazetari Parrock ka zbardhur disa prapaskena mbi intervistën, që përbëjnë ndoshta edhe momentet e sikletshme.
Në njërën prej fotove të postuara Parrocke tregon se iphone, me të cilin po bëhej regjistrimi i intervistës ishte nxehur dhe ishte fikur.
Ai e përshkruan këtë moment si një makth të vërtetë, ndërsa falenderon fotografen e BIRN ALBANIA Ivana Dervishi, e cila ishte prezente me ta, që e vuri re që iphoni ishte nxehur dhe që i lajmëroi kur telefoni kishte pushuar së regjistruari.
Për të treguar se sa stresuese dhe e lodhëshme kishte qenë intervista, gazetari fton ndjekësit e tij të shohin se sa e djerësitur është këmisha e tij.