Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar përmes një komenti në rrjet ldihur me Memorialin e martirëve turq, që ranë gjatë grushtit të dështuar në Turqi.
Dylgjeri i kërkon Erjon Veliajt që të shpjegojë pak Memorialin, por jo siç shpjegoi Vojo Kushin.
“Ideja e materializuar në këtë zgjidhje jepte njëherësh mesazhin edhe të turpit nën tokë edhe të nderit mbi tokë. Ky është sot memoriali i Varrezave të Martireve të Vitnamit që vizitohet çdo ditë nga mijra e mijra vetë.
Po memoriali i martirëve turq që ranë gjatë grushtit të dështuar në Turqi, çmesazh i jep Shqiptareve? Ku është puçi këtu? Ushtarët amerikan u vranë në Vietnam dhe Ju ngrit Memoriali në Amerikë, ushtarët turq u vranë në Turqi dhe i ngrihet memoriali në Shqipëri!!!”, shkruan Dylgjeri.
Komenti nga Ylli Dylgjeri
Martirët e Vietnamit dhe martirët e Erdoganit
Në Tiranë, me rastin e 3 vjetorit të grushtit të dështuar të Shtetit në Turqi, (në 15 korrik të vitit 2016), është ngritur një Memorial në një nga parqet kryesore të Tiranës, kushtuar viktimave të asaj ngjarjeje, vëzhgoi sot Zëri i Amerikës duke iu referuam mediave vendase. Por media e SHBA, ndonëse ka hulumtuar në institucionet shqiptare se cili është vendimmarrësi i këtij akti të pazakontë, nuk ka marrë dot përgjigje.
Në aktivitetin e zhvilluar pikërisht më 15 korrik 2019, diten e përkujtimit të grushtit të shtetit në Turqi ka marrë pjesë nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.
Ky ishte lajmi që sot u komentua gjerë në Portale, media, FB e në tavolina miqsh.
Duke vrojtuar këtë Memorial, me emra martiresh të gdhendur në mermer të zi, kujtesa më dergoi larg në vite, më dergoi në Memorial Park në Washington DC. Në Memorial Park mësohet historia e re dhe e vjetër e Amerikës përmes monumenteve të gdhendura në gur.
Mes tyre është edhe Monumenti i Martirëve të luftës së Vietnamit. Një punë e realizuar mjeshtërish nga nje student amerikan i arkitektures i cili fitoi konkursin me një zgjidhje bashkohore për momentin e debatit politik që kalonte amerika lidhur me luftën që bëri në Vietnam.
Pyetjet që shtrohej aso kohe ishin:
A është nderi apo turpi i Amerikës lufta në Vietnam? Po të rënët si do të trajtohen?
Si Martire? Në fund, ato shkuan në këtë luftë, mijra km larg tokës së tyre me flamurin amerikan në dorë!
Të gjitha këtyre pyetjeve debatuese duhet ti jepte zgjidhje Memoriali i Martirëve të Vietnamit. Dhe studenti fitues ia dha ato zgjuarsisht.
Ai i dha vepres një zgjidhje që i kënaqi të gjithë palët. Prezantoi në punën e tij një mur mermeri të zi që ngrihej jo nga kuota
0 e truallit, por nga thellësia e një llogoreje që dilte më pas mbi sipërfaqen e tokës, ku ishin shkruar emrat e martireve.
Ideja e materializuar në këtë zgjidhje jepte njëherësh mesazhin edhe të turpit nën tokë edhe të nderit mbi tokë. Ky është sot memoriali i Varrezave të Martireve të Vitnamit që vizitohet çdo ditë nga mijra e mijra vetë.
Po memoriali i martirëve turq që ranë gjatë grushtit të dështuar në Turqi, çmesazh i jep Shqiptareve? Ku është puçi këtu? Ushtaret amerikan u vranë në Vietnam dhe Ju ngrit Memoriali në Amerikë, ushtarët turq u vranë në Turqi dhe i ngrihet memoriali në Shqipëri!!!
Populli thotë guri rëndë në vend të vet.
Apo edhe këtë shprehje politika e ktheu sot në: Murri i zi në dhe të huaj!!!
Të na e shpjegoj pak këtë Memorial lali Eri.
Por Kujdes!
Jo si na e shpjeguat Vojo Kushin…