Jo pak prindër në ditët e sotme ankohen se fëmijët e tyre nuk hanë fare, ankohen për oreksin apo edhe për peshën që ato kanë.
Në këtë mënyrë, shumë prej tyre panikosen dhe mbajnë merak se përse ndodh një gjë e tillë me fëmijët e tyre edhe pse analizat tregojnë se janë mirë me shëndet.
Mirëpo, edhe nëse fëmija është nën peshë, nuk ka gjasa të ndikojë në shëndetin apo në zhvillimin e tij.
Në fakt, ekzistojnë disa mënyra se si mund t’i shtoni orkesin fëmijës tuaj:
Eleminoni kategorikisht presionin mbi fëmijën. Nuk do të keni rezultat.
Sugjerohet orare të rregullta.
Mblidhuni të gjithë në tryezë.
Përqëndrohuni tek biseda dhe ngrënia. Fikni pajisjet teknologjike.
Zgjidhni ushqime që përmbajnë sasi të larta kalorish.
Qumështi dhe nënproduktet e tij duhet të mos kenë sasi të lartë yndyre.
Jepini vitamina të ngjashme në formë suplementesh.
Nëse fëmija është nën peshë, mos i jepni të hajë shumë makarona, bukë apo oriz. Këto ushqime do e ngopin shpejt dhe do të zvogëlojnë aftësinë e fëmijës për të thitur vitamina dhe minerale thelbësore.














