Gazetari Telnis Skuqi ka publikuar skemën e manipulimit të votave në votimet e 30 qershorit për Bashkinë e Gjirokastrës. Përmes postimeve në rrjet, Skuqi shkruan se janë hedhur të paktën 2500 vota më shumë në kuti për të realizuar objektivin e tyre që ishte pjesëmarrja.
“Do mjaftonte mesazhi i fundit që shkruajti një nga organizatorët e masakrës së 30 qershorit në Gjirokastrës, Gentian Llogo, i cili një ditë më parë ka thënë dorëheqjen si administrator i Universitetit të Gjirokastrës, për t’u katapultuar në Bashkinë, ku kritikon grupin në whattsapp, disa orë pasi unë publikova statusin e parë të skandalit të votave”, shkruan Skuqi.
Postimi nga Telnis Skuqi
DONI MË PËR RILINDASIT
Dje kam bashkëbiseduar shumë gjatë me një socialistë të ndershëm. E njoh prej vitesh, gjyshi komunistë, babai socialistë, por edhe i biri ka ndjekur rrugën e tij.
Ai me të drejtë kërkonte të dinte se çfarë kishte ndodhur më 30 qershor, sepse siç thotë ai: – Edhe unë isha komisioner në një Qender Votimi (QV).
Në fakt bashkëbiseduesi ishte me mëdyshje. Ai nuk vinte në diskutim investigim tim, por dyshonte se socialistët nuk kishin nevojë të manipulonin, vidhnin apo blenin votat për kandidati e majtë për kryetar të Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, përkundrazi ata (Golemi-Kaçi dhe Llogo) kanë hedhur të paktën mbi 2500 vota fiktive për të realizuar objektin e tyre që ishte pjesëmarrja.
Këtu qëndron problemi i dashur bashkëbisedues im.
Do mjaftonte mesazhi i fundit që shkruajti një nga organizatorët e masakrës së 30 qershorit në Gjirokastrës, Gentian Llogo, i cili një ditë më parë ka thënë dorëheqjen si administrator i Universitetit të Gjirokastrës, për t’u katapultuar në Bashkinë, ku kritikon grupin në ëhattsapp, disa orë pasi unë publikova statusin e parë të skandalit të votave.
Ndër të tjera, Llogo shkruan në ligjeratë të drëjtë, se: – është e papranueshme që pasazhe nga ky komunikim të përfundojnë në inbox-in e mesazheve të ndonjë titullari lokal të opozitës dhe aq më keq të dikujt tjetër (e ka fjalën për mua) të cilët në mënyrë diabolike kërkojnë të sfumojnë punën dhe fitoren e socialistëve më 30 qershor.
Më tej Llogo vazhdon: – Duke ju kërkuar ndjesë të gjithëve, këtë mesazh e kam vetëm për të pafytyrin e për maskarain që nuk e meriton emrin socialist.
– Turp të kesh o i pabesë!, përfundon mesazhin e tij një nga tri personat që vendosën duart në procesin e votimit.
Në fakt, socialistët gjirokastritë kishin nevojë për një proces votimi cilësor, por pesë rilindasit Çuçi, Kumbaro, Golemi, Kaçi dhe Llogo, kishin nevojë për sasinë e votave.
Këtu qëndron problemi i pesë njerëzve që vendosin për fatin tonë.
Ata kishin nevojë për të shtuar “ujë pilafit”, sepse nëse pjesëmarrja nuk do të ishte disa përqind më e lartë se votimet e vitit 2017, Rama e kishte bërë gati “gijotinën” për ta, prandaj ndodhi ajo që ndodhi në Bashkinë e Gjirokastrës.
Shkurt fare: – Socialistët votojnë, rilindasit numërojnë.