Një tërmet me magnitudë 4.8 i Shkallës Rihter tronditi Samosin mëngjesin e sotëm.
Lëkundjet janë regjistruar në orën 08:39, 48 km nga Izmiri dhe 30 km nga Greqia.
Thellësia e tij ishte 12 kilometra. Lëkundjet u ndjenë veçanërisht për banorët e ishujve të Cikladave.
Tërmeti ka shkaktuar panik te banorët, por nuk raportohen dëme në njerëz.