Një pyll është përfshirë nga flakët në Gjorgos dhe Vreshtas të Njësisë Administrative Cakran, Bashkia Fier.
Zjarrfikësit e zonës kanë shkuar për të vënë flakët nën kontroll, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.
Mësohet se ekipet e zjarrfikësve, të ndihmuar edhe nga banorë të zonës përreth, po përpiqen të shuajnë vatrat e zjarrit.
Dyshimet kryesore janë për një zjarrvënie nga pakujdesia ose e qëllimshme.
Prej mëngjesit të sotëm i gjithë territori i vendit është përfshirë nga i nxehti afrikan, ku temperaturat kanë një rritje me disa gradë krahasuar me ditët e fundit.














