Nga Ilir Levonja
Nuk ka as disa orë që Edi Rama ka postuar një statut në fb nga restaruimi i lagjes Muradie në Vlorë. Janë disa banesa të vjetra që deri dje vetëm muret u kishin mbetur. Ishin disa rrugica të cilat qenë kthyer në makthin e banorëve.
Kush ka pak lidhje me Vlorën e di fare mirë që Muradia dhe Kabashi janë zemra e këtij qyteti. Kishin degraduar dhe shpejt do të zhdukeshin. E për rrjedhojë nuk do ishte çudi ky aty të shihje ndonjë ngrehinë hollake si pasojë e ”zhvillimit” urban a revolucionit makabër të ndërtuesve shqiptarë me blerës investitor a blerës që parapaguajnë. A bëri mirë kryeministri a qeveria? Sigurisht.
Pa as më të voglin hezitim bravo. Askush tjetër më shumë se Shqipëria nuk ka nevojë për investime në rrafshin e traditës, pavarësisht se ajo ka një pleksje me kultura të ndryshme si nga Orienti apo Perëndimi, pa lënë mënjanë dhe atë lindore si vend anëtar i bllokut komunist.
Kultura që lidhen me invazionet e gjata e që pa diskutim do të linin gjurmë tek ne. Kjo ia shton më shumë vlerat të shkuarës sonë. Nga ana tjetër për një perspektivë më të plotë për futjen e turizmit në shinat e duhura duke iu shmangur përfundimisht tellallit të propagandës, kur në mëngjes një ministër del e mburret me arritjet, me artikuj të paguar në revista të ndryshme, kur në të njëjtën kohë kryeministri publikon hyrje lokalesh me xhama të taposur nga shiritat e taksa mbledhëseve.
Kjo është një marrëzi veç shqiptare si rezultat i pikërisht i mendësisë së të bërit ekonomisë së tregut me metoda të asaj të centralizuar. Ajo që dua të them është fakti që deri sa u restaurua Muradia që për nga mosha ka mundur shekujt, si është e mundur të mos restaurohet edhe Teatri Kombëtar. Ku sot e dy vjetë ka një luftë të ashpër midis komunitetit, qeverisë, policëve dhe një opinioni të tërë. Si është e mundur pra që dikund mistrija e këtij katunarit e ngjit llaçin e dikund jo, i shket?
Ka gjithë javën që poston e përdoron artistët me ca thënie kafenesh mbi emergjencën e një godine të re. Merret me thashetheme, bën ca ta e ta dhe askënd nuk dëgjon. Kur kurrë nuk e bëri këtë për ngrehinat pa çati të Muradies. Nuk e di a bëjnë këtë dallim standartesh shqiptarët apo jo? Ndryshe janë palë e mëkateve të katunarit të tyre.
Ndryshe janë bashkëpunëtorë në krimet e katunarit të tyre ashtu siç edhe ishin me Enverin në luftën e klasave dhe hedhjen në erë të objekteve të kultit. Se nuk ka si shpjegohet ndryshe që gërrvërren brenda dy standarteve të katunarit të tyre, fluturon pata e pjekur, nuk fluturon pata e pjekur. Ja që u restaurokan objektet e vjetra. Ju mundi me stadiumin, ishte një keqardhje e madhe, një konstatim fatal i madh si shoqëri, ajo çka pohonte një gazetar sportiv para pak ditësh.
Një artikull që nuk mbeti web pa e publikuar. Emri i tij Besnik Dizdari, me pak fjalë thoshte atë që komuniteti artistik e mundi atë sportiv kjo në lidhje me stadiumin kombëtar. Gëzojuni së resë në vendin e vet jo mbi shpatullat e së shkuarës. Ndryshe kjo quhet një çmenduri sociale. Dhe nuk është sot e rastësishme përshembull zbrazja totale e stadiumeve ku plot qytete ka harruar aromën e topit.
Kjo strategji po ndodh edhe me hekurudhën, ku një vend që pretendon turizëm elitar kryen transoport të tipit xhungël duke vdekur qëllimisht rrjetin e hekurt. Po ju hanë pp-të kudo kurse ju ngelët në rrugë me gishtin përpjetë për furgonë dhe autobuzë a makina të rastit. Shkurt qytetarë në anë të rrugës.
Po qe se keni sy e bëni vet dallimin tashmë midis lagjes Muradie, Teatrit Kombëtar dhe tri PPP-ve të kryekatunarit tuaj.
Në thelb është zhvatja dhe tallja e bythës. Ta gëzoni.