Tatimorët kanë vijuar aksionin ndaj bizneseve edhe gjatë ditës së sotme, ku kanë gjobitur edhe një prej rrjeteve më të mëdha të supermarketeve në Shqipëri ‘SPAR’.
Biznesi i gjobitur ndodhej vetëm 100 metra larg kryeministrisë. Supermarketi i ‘SPAR’ u gjobit pasi nuk kishte lëshuar kupon tatimor.
Kujtojmë që rrjeti i supermarketeve të ‘SPAR’ janë në pronësi të biznesmenit të njohur Zamir Mane.
Gjithashtu është gjobitur edhe supermarketi SPAR në zonën e Komunës së Parisit nuk lëshonte kupon për të gjithë artikujt e shitur.
Kujtojmë se më herët gjatë javës tatimorët kanë gjobitur ashpër edhe hotel “Rogner” dhe kanë mbyllur aktivitetin për bizneset tek “Taivani” duke i hapur luftë edhe bizneseve të mëdha. Duket se për qeverinë nuk ka më dallime dhe gjoba selektive, pasi raporti që doli disa javë më parë i nxirrte tatimet si zërin më të dobët financiar për kontribute në buxhetin e shtetit.