Ndërron jetë gazetarja dhe poetja shqiptare nga Kosova, Burbuqe Rushiti. Rushiti ndërroi jetë gjatë ditës së sotme. Burbuqja ka punuar disa vjet në ish Radio Televizionin e Prishtinës, në Redaksinë e Kulturës, ndërsa më pas ishte korrespodente e disa mediave në Turqi përfshirë edhe televizionin “NTV”.
Burbuqe Rushiti është autore e disa përmbledhjeve me poezi. Ajo është marrë edhe me përkthime në prozë dhe në poezi, si dhe me kritikë letrare.
Varrimi i Burbuqe Rushitit bëhet nesër në orën 17:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë.