Partizani po luan ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Europa League në transfertë kundër Sherif Tiraspol.
Të kuqtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0, me golin e shënuar në minutën e 29-të nga Asani.
Në fraksionin e dytë, moldavët shënojnë në minutën e 63-të një gol të diskutueshëm, duke barazuar shifrat.
Tashmë rezultati i përgjithshëm është 2-1 për Sherifin, i cili e pati fituar 1-0 takimin e parë në “Selman Stërmasi”