• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Teatri”/ Të nderuar ambasadorë, kur ju “keqkuptojnë”, më mirë mos flisni!

14:50 : 01/08/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Gremimger tërhoqi deklaratat e tij të një jave më parë, kur u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të prisnin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e “Teatrit Kombëtar”.

Në një mesazh, të publikuar të Mërkurën e kësaj jave, ai, ndryshe nga deklarata e mëparshme, u shpreh se “fjalët e tij janë nxjerrë nga konteksti” dhe se ai është “keqkuptuar”. Në deklaratën e dytë, Gremminger shënoi një “prapa-ktheu” të fuqishme. Ai u shpreh se “çështja është politizuar shumë dhe ajo duhet të zgjidhet nga institucionet shqiptare”.

Ky deklarim i dytë është thuajse identik me atë që mbajti ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili, ashtu si zyrtari i OSBE-së, gjithashtu u ndje i “keqkuptuar” nga media shqiptare dhe “i nxjerrë nga konteksti”.

Çështja e Teatrit Kombëtar është një ndër debatet që po nxeh gjithnjë e më shumë stinën e verës mesdhetare në Shqipëri. Ajo përfshin në vetëvete korrupsionin qeveritar, shkeljen e çdo parimi mbi konkurencën e ndershme, cënimin e trashëgimisë kulturore dhe arrogancën e pushtetit.

Lexo edhe:

Horoskopi, 27 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

Në këtë debat, zyrtarët e lartë ndërkombëtarë, përfshirë Soreca-n dhe Gremminger, kanë “guxuar” të ndërhyjnë.

Ndërkombëtari lokal i Delegacionit të BE ka mbajtur një qëndrim më favorizues për qeverinë (Lexo Këtu). Soreca u shpreh, në një takim publik, se priste dhe shpresonte që autoritetet shqiptare të zhvillojnë një tender korrekt për ndërtimin e Teatrit të ri, duke pranuar në këtë mënyrë variantin qeveritar për prishjen e godinës aktuale nëpërmjet një procesi të dyshuar korruptiv.

Ndërsa Gremmingeri i OSBE, në komentin e parë, ishte më pranë artistëve protestues (Lexo Këtu).

“Duke pasur parasysh zhvillimin e djeshëm, përkatësisht Presidentin e Republikës, duke paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me ligjin e posaçëm për ndërtimin e ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar, të gjitha palët duhet të presin vendimin e Gjykatës Supreme para se të vazhdojnë më tutje kjo çështje” u shpreh Gremminger, në përgjigje të një kërkese të Aleancës për Mbrotjen e Teatrit.

Mesazhi i Gremminger ishte shumë i qartë dhe i kuptueshëm-palët duhet të presin vendimin e Gjykatës Supreme (Kushtetuese)

Por, një koment i dytë i tiji ndryshoi katërcipërisht nga i pari, duke u afruan thuajse 100 përqind me atë të Soreca-s. (Lexo Këtu). Gremminger foli për për “keqkuptime” dhe “keqinterpretime” të deklaratës së tij.

Në pamje të parë, duket tërësisht e paqartë se ku qëndron “keqinterpretimi” dhe “nxjerrja nga konteksti” i deklaratës së parë të tij.

Por ata që i njohin mirë komunikimet diplomatike, e kanë të qartë se çfarë duhet të ketë ndodhur. Pas letrës që zyrtari i lartë i OSBE-së i ka dërguar Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, nga zyrat e “ministrit rezervë” të Jashtëm duhet të ketë dërguar një “letër-ankuese” pranë zyrave të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Europian (OSBE).

OSBE, si një organizëm ndërkombëtar që bashkëpunon me shtetet anëtare nëpërmjet qeverive, ka zgjedhur që “t’i hedhë ujë zjarrit që iu nxehu kokat Rilindjes”.

Ndaj, zgjidhja më e mirë për Gremminger-in ka qenë tërheqja nga deklarimet e tij të mëparshme, duke dhënë një mesazh të dytë, me një tekst ‘as mish, as peshk”. Njëlloj si edhe Soreca.

Zallamahia shqiptare, siç është edhe rasti i Teatrit, po ndikon edhe në qëndrimet kaotike të disa ndërkombëtarëve, të cilët përdorin gjuhën e drunjtë para “projekteve abuzive” të Qeverisë Shqiptare.

Edhe në ato raste kur e kalojnë disi kufirin diplomatik, shpërndajnë menjëherë mesazhe “sqaruese”, ku flasin për “keqkuptime” dhe “nxjerre nga konteksti” të deklaratave të tyre.

Të nderuar ambasadorë! Nëse Ju “keqkuptojnë”, më mirë të mos flisni fare! Kështu u bëni më shumë nder shqiptarëve.

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 27 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 26/08/2025
AKTUALITET

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

22:40 : 26/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it

22:33 : 26/08/2025
AKTUALITET

Në shënjestër ishtë Jozi? Detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në Kurbin!

22:11 : 26/08/2025
BOTA

Digjet Zvicra! Përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë për vrasjen e një adoleshenti

21:52 : 26/08/2025
AKTUALITET

Zjarr në një pallat në Lushnje, katër persona dërgohen në spital

21:28 : 26/08/2025
Para

Polici i Veliajt goditi me grusht në bark gruan shtatzënë, policia e Lleshit e heton ...

TË GJITHA

Horoskopi, 27 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 26/08/2025

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

22:40 : 26/08/2025

Kosovë/ Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it

22:33 : 26/08/2025

Në shënjestër ishtë Jozi? Detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në Kurbin!

22:11 : 26/08/2025

Digjet Zvicra! Përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë për vrasjen e një adoleshenti

21:52 : 26/08/2025

Zjarr në një pallat në Lushnje, katër persona dërgohen në spital

21:28 : 26/08/2025

Makina përplas për vdekje këmbësoren në Korçë

21:14 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com