Një tjetër pajisje speciale është zhdukur në Policinë e Shtetit, pas skandalit “IMSI-Catcher”-it, dosja hetimore e të cilës u mbyll për shkak të afateve hetimore.
Mësohet se aparatura speciale është blerë në nëntor të vitit 2014 dhe ishte e dizenjuar të përdorej për survejim nga grupi operacional special, i cili përbëhet nga agjente civilë dhe që marrin pjesë në aksione sekrete, që kanë për qëllim identifikimin dhe arrestimin e personave me probleme me ligjin.
Mungesa e pajisjes është vënë re gjatë një kontrolli rutinor dhe materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë së kryeqytetit. Aparatura që ka kushtuar së bashku me aksesorët e saj shtatë milionë lekë, nuk është përdorur asnjëherë të vetme në aksionet sekrete.
Invetarizimi i teknikës dhe pajisjeve SVO, pra i sektorit të veprimtarisë operacionale, ka nisur me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) .