Partizani luajti ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Europa League në transfertë kundër Sherif Tiraspol.
Sfida e dytë mes dy ekipeve përfundoi në barazim 1-1, teksa e para në “Selman Stërmasi” ishte mbyllur me fitoren 1-0 të sherif Tiraspol, i cili me rezultatin e përgjithshëm 2-1 kualifikohet në turin tjetër.
Të kuqtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0, me golin e shënuar në minutën e 29-të nga Asani.
Ky ishte dhe goli që i dha kualifikimin vendësve.
Nga ana tjetër, Partizani i jep fund aventurës evropiane, teksa tashmë të gjitha skuadrat shqiptare janë eliminuar nga Kupat e Europës.