• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gaztori i Rilindjes pro shembjes së Teatrit/ Besoj te projekti i Veliajt, protesta po pengon…

14:57 : 29/07/2019
në AKTUALITET, KULTURE, POLITIKE

Aktori i njohur i humorit Gazmend Paja ka folur së fundmi për çështjen e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë ekskluzive për “Mapo”, Paja ka argumentuar qëndrimin e tij pro shembjes së godinës aktuale të teatrit dhe jo vetëm. Ai është shprehur se marrëveshja e nënshkruar mes Partisë Demokratike dhe artistëve që e kundërshtojnë ndërtimin e një godine të re, ka veçse karakter të pastër politik. Ndërsa pyetjes se si e parashikon një përplasje finale qeveri-aktivistë, Paja i është përgjigjur se nuk do ta dëshironte kurrsesi një të tillë.

Është bërë një vit e gjysmë që protestohet përpara godinës së Teatrit Kombëtar, për projektin që thuhet se do të marrë jetë. Madje, mëngjesin e së mërkurës, pati edhe përplasje mes forcave policore dhe aktivistëve. Si mund ta përkufizoni ju këtë betejë jetëgjatë?

Po, është e vërtetë që fatkeqësisht ka një vit e gjysmë që protestohet dhe pengohet një proces kaq i rëndësishëm për ne, për qytetin, për brezat e ardhshëm. Unë jam pjesë e komunitetit artistik dhe kam pasur nderin të luaj në disa premiera në skenën e Teatrit Kombëtar. Pra, kam pasur mundësinë ta prek fizikisht skenën dhe çdo ambient të teatrit. Tashmë jam i bindur që ky teatër i nderuar është plakur deri në pikën që nuk ofron dot më as kushtet minimale që një artist të shpalosë artin e vet në të. Një Teatër i ri do të na jepte mundësinë të përfaqësohemi me dinjitet e profesionalizëm përballë kolegëve tanë nëpër botë. Ju siguroj me bindje që Shqipëria ka shumë artistë të zotë dhe ka nevojë për një teatër dinjitoz.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nënshkroi mëngjesin e së enjtes marrëveshjen me artistët, se sapo të jetë në mazhorancë do të anulojë ligjin që parashikon prishjen e Teatrit Kombëtar.Gjithashtu, PD-ja mori përsipër që Teatrin Kombëtar ta shpallë monument kulture, duke e ndalur përgjithmonë prishjen e tij, për t’i hapur rrugë vetëm restaurimit. Çfarë mendoni për këtë pakt me opozitën?

Është për të ardhur keq që këto marrëveshje të cilat bëhen për interesa të pastra politike, po tentojnë të lënë pas një projekt që do të nderojë secilin nga ne, madje dhe ata që po luftojnë ta pengojnë sot. M’u dha mundësia të kem opinionin dhe vendimin tim në të mirë të qytetit. Me këtë rast dua të sqaroj pozicionin tim të qartë në këshillin bashkiak. Jam aty, sepse besoj në projektin dhe vizionin e Erion Veliajt për Tiranën dhe Teatri i ri Kombëtar është një nga projektet e tij në mandatin e dytë. E di që fjalët e mia do keqpërdoren, por nuk jam unë i rëndësishëm, është projekti për Tiranën.

Lexo edhe:

Botërori i klubeve/ Man.City mposht 5-2 Juventusin, i merr vendin e parë

Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

Aktivistët kërkuan ditën e mërkurë mbështetje politike, institucionale, morale dhe njerëzore në mbarë hapësirën europiane, që projekti i qeverisë të ndalet një orë e më parë. Mendoni se do ta gjejnë një mbështetje të qenësishme?

Në shumë vende të botës teatrot janë në zemër të qytetit, pra bota e ka dhënë në një farë mënyre përgjigjen e saj.

Një përplasje finale, si dhe kur e shihni?

Si fillim nuk mendoj se do të ketë përplasje, nuk dua të ketë përplasje. E vetmja përplasje midis nesh duhet të jetë ajo skenike. Unë kam energji dhe dua ta shpërndaj artin tim si shumë artistë të tjerë. Ky është shansi.

Lajme të lidhura

SPORT

Botërori i klubeve/ Man.City mposht 5-2 Juventusin, i merr vendin e parë

23:11 : 26/06/2025
BOTA

Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

22:58 : 26/06/2025
SPORT

Kontrata më e shtrenjtë në historinë e futbollit, Ronaldo do fitojë 500 milionë euro në dy vite

22:57 : 26/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Premte 27 Qershor 2025

22:50 : 26/06/2025
AKTUALITET

Lapaj: Mund të bashkohemi me “Nisma Thurje” në një parti të vetme

22:45 : 26/06/2025
AKTUALITET

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025
Para

Regjisori i njohur ia thotë në sy Soreca-s/ Nuk jam dakort me ju, Rama të mos sulmojë artistët me...

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Man.City mposht 5-2 Juventusin, i merr vendin e parë

23:11 : 26/06/2025

Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

22:58 : 26/06/2025

Kontrata më e shtrenjtë në historinë e futbollit, Ronaldo do fitojë 500 milionë euro në dy vite

22:57 : 26/06/2025

Horoskopi ditor, e Premte 27 Qershor 2025

22:50 : 26/06/2025

Lapaj: Mund të bashkohemi me “Nisma Thurje” në një parti të vetme

22:45 : 26/06/2025

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025

Marihuanë e fshehur në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

22:28 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com