Dy arrestime janë bërë sot nga oficerë të policisë greke në ishujt Syros dhe Ios, për vrasjen e një shqiptari që punonte në dyqan frutash në ishullin Mikonos.
Sipas mediave vendase, kur viktima po shkonte me një furgon në Vothonas, dy persona me një motor skuterët iu afruan atij dhe e qëlluan me armë zjarri, me breshëri. Sipas faqes naxostimes.gr, një 56-vjeçar vendas dhe një i huaj 21 vjeçar u arrestuan në Syros dhe Ios, të cilët u konfiskuan dhe cigare kanabisi.
Mediat raportojnë se shqiptari është i njohur për policinë greke, pasi që në vitin 2013 ai u akuzua për përfshirje në trafik droge dhe u dërgua edhe në burg, nga ku u largua në vitin 2015 dhe u kthye në Mikonos.
Pasi u qëllua me armë zjarri, shqiptari dërgua në Qendrën Shëndetësore Mikonos për ndihmë të parë dhe u transferua pastaj në një spital në Atikë, ku dhe ndërroi jetë.