Lidhur me çështjen e prishjes së Teatrit Kombëtar ka reaguar dhe deputetja Rudina Hajdari.
Përmes një postimi në Twitter ajo shkruan se është një çështje sociale dhe skema korruptive e ligjit Fusha e nxorri zbuluar qeverinë e majme me PPP.
Postimi i plotë:
Çështja e Teatrit është një çështje sociale. Nuk më takon mua të komentoj sepse zëri i artistëve flet 1000 herë më shumë se sa i imi. Gjithsesi skema korruptive e ligjit Fusha e nxorri zbuluar qeverinë e majme me PPP. Turpi qëndron se Qeveria kishte 100 mijë euro për t’ia dhuruar Katedrales Notre-Dame, ndërkohë nga ana tjetër ka dhënë 0 lekë për të prezervuar teatrin tonë. Taksapaguesit duhet të jenë krenarë që kemi një qeveri kaq të dhimbsur për kulturën e të tjerëve, por jo për tonën.