• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Qokë” për Ermonelën? KPK i justifikoi gjyqtarit Kastriot Selita vilën te Gjiri i Lalëzit

23:02 : 25/07/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Boldnews.al

Kryetari i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Kastriot Selita, u konfirmua me shumicë votash nga trupa e Vetingut, pavarësisht pikëpyetjeve të mëdha që u ngritën për konflikt interesi në një numër të konsiderueshëm çështjesh gjyqësore, si edhe për mungesën e burimeve të ligjshme për blerjen e një vile në Gjirin e Lalëzit.

Trupa e Vetingut, e përbërë nga Olsi Komici, kryesues, dhe anëtarë Brunilda Bekteshi dhe Lulzim Hamitaj, publikuan të Martën e kësaj jave vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtarit Selita, të marrë në 18 Qershor 2019.

Një ndër çështjet e trajtuara nga Komisioni i Vetingut ishte edhe vendimi, ku Selita ishte kryesues i trupit gjykues, nëpërmjet të cilit Gjykata Administrative e Apelit urdhëroi, në mënyrë të dyshimtë, emërimin si prokuror të Bledar Valikajt, bashkëshort i deputetes socialiste, Ermonela Felaj.

Për këtë episod, të tre anëtarët e KPK-së konstatuan “mangësi profesionale” të gjyqtarit Selita. Megjithatë, kjo shkelje nuk u konsiderua e një niveli të tillë, që të nxiste penalizimin e gjyqtarit.

Lexo edhe:

Horoskopi, e mërkurë, 16 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

U dëbua nga Shqipëria/ Ish-ambasadori i Iranit në Tiranë orkestroi rrëmbimin agjentit të FBI-së

Gjithësesi, kryesuesi i trupës së KPK-së, Olsi Komici, ndryshe nga shumica, është shprehur kundër konfirmimit në detyrë të Kastriot Selitës.

Ai ka ngritur dyshime mbi burimin e ligjshmërisë së shumës për blerjen e një vile dupleks në zonën e preferuar bregdetare të Gjirit të Lalëzit, në Durrës. Gjithashtu, pikëpyetje ka shprehur edhe për një seri vendimesh të tij si gjyqtar, në kushtet e konfliktit faktik apo në dukje të interesave.

Gjithashtu, të njëjtat dyshime u ngritën nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, menjëherë pas zbardhjes së vendimit të konfirmimit për gjyqtarin Kastriot Selita. Vëzhguesit ndërkombëtarë i përcollën institucionit të Komisionerit Publik rekomandimin për apelimin e vendimit të konfirmimit dhe kërkimin për shkarkimin e tij nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Sipas përcaktimeve ligjore, Komisioneri Publik mund të ankimojë vendimin brenda 15 ditëve nga zbardhja e tij.

Dyshimet për vilën në Lalëz
Gjyqtari Kastriot Selita rezulton pronar i një apartamenti dupleks, me sipërfaqe 205 m2, në kompleksin rezidencial “Lura” në Gjirin e Lalëzit. Ky apartament është blerë me kontratën e vitit 2015, me vlerë 82 mijë euro. Gjithashtu, bashkë me apartamentin, gjyqtari Selita ka blerë edhe truallin me sipërfaqe 520 m2, me vlerë 950 mijë lekë të reja.

Si burim për blerjen e vilës, gjyqtari Selita deklaron të ardhurat nga shitja e një apartamenti të mëparshëm, në vlerën 35 mijë euro, shumën 2.9 milionë lekë, të përfituar nga një proces divorci, si edhe rreth 30 mijë euro, kursime të bashkëshortes (martesë e dytë), të siguruara nga familja e saj e trungut.

Anëtari i pakicës, Komici, ka ngritur pikëpyetje, duke e konsideruar të pajustifikuar shumën prej 2.9 milionë lekësh. E, duke mos e konsideruar këtë shumë, ai ka ngritur pikëpyetje edhe mbi ligjshmërinë e veprimeve të tjera, të konkluduara me blerjen e dupleksit tek Gjiri i Lalëzit.

Gjyqtari Selita, në formularët e pasurisë, ka deklaruar se shumën prej 2.9 milionë lekësh të reja e ka përfituar pas vendimit të divorcit me shtetasen A.GJ, në vitin 2006. Gjykata e Tiranës në atë kohë, miratoi marrëveshjen mes dy ish-bashkëshortëve, sipas të cilës, A.Gj do të mbante apartamentin dhe pajisjet shtëpiake, duke i dhënë Kastriot Selitës shumën prej 2.9 milionë lekësh.

Shumica në trupën e KPK-së e ka konsideruar të rregullt burimin e kësaj shume, e cila rrjedh nga një vendim gjyqësor.

Por, anëtari i pakicës e ka konsideruar shumën 2.9 milionë lekë, të pajustifikuar ligjërisht. Në analizën e tij, Komici konstaton se shtetasja A.Gj nuk ka pasur mundësi reale për krijimin e kësaj shume. A.Gj ka qenë deklaruese e pasurisë nga viti 2003 dhe deri në vitin 2006, kur mori fund martesa me gjyqtarin Selita, nuk kishte pasur mundësi dhe as kishte deklaruar kursime në këtë nivel.

Trupa e KPK-së kishte kërkuar deklarimin e shtetases A.Gj., por ajo nuk ishte paraqitur para komisionerëve. Në këto kushte, shumica e trupës së Vetingut ka vlerësuar se shuma 2.9 milionë lekë është e justifikuar dhe nuk mund të këmbëngulej për pyetjen e shtetases A.Gj., pasi nuk e konsideruan “person të lidhur”, sipas kuptimit të ligjit.

Dyshimet për konflikt interesi
Bashkëshortja aktuale e gjyqtarit Kastriot Selita, shtetasja M.K., mban prej vitesh pozicione drejtuese në administratën tatimore në Tiranë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka verifikuar nëse, në vendimmarrje të ndryshme, gjyqtari Selita ka qenë ose jo në kushtet e konfliktit të interesave.

Gjatë verifikimeve janë konstatuar të paktën 11 raste, kur ankimet e subjekteve tregtare të penalizuar nga administrata tatimore e Tiranës, gjatë kohës që M.K. ka qenë në poste drejtuese, ishin shqyrtuar nga trupat gjyqësore, pjesë e të cilave ishte edhe Kastriot Selita.

Shumica e trupës së Vetingut të gjyqtarit Selita ka konkluduar se këto raste nuk përbënin konflikt interesi. Në një vështrim krejt tjetër i ka parë anëtari Olsi Komici.

Sipas tij, “në çdo proces gjyqësor, në të cilin njëra nga palët është institucioni ku personi i lidhur me subjektin punon, pavarësisht faktit nëse personi i lidhur ka kontakte direkte apo indirekte me subjektet tregtare që janë palë në proces, pavarësisht nëse në këtë proces gjyqësor janë ankimuar akte që mund të mos jenë firmosur nga ajo, vendimmarrja e subjektit të rivlerësimit është tërësisht e paragjykuar, si në sytë e palës tjetër ndërgjygjëse, ashtu edhe në sytë e publikut, sepse për shkak të lidhjeve familjare me subjektin duket sikur do të anojë nga krahu i palës ndërgjygjëse, në të cilën rezulton të jetë e punësuar personi i lidhur me subjektin”.

Duke vijuar këtë analizë, anëtari i pakicës shprehet se “subjekti i rivlerësimit të ketë zhvilluar procese gjyqësore dhe të ketë marrë vendime në situatën e konfliktit faktik dhe atij në dukje të interesit, në mënyrë të vazhdueshme, duke sjellë si pasojë cenimin e besimit të publikut te drejtësia”.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 16 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 15/07/2025
AKTUALITET

U dëbua nga Shqipëria/ Ish-ambasadori i Iranit në Tiranë orkestroi rrëmbimin agjentit të FBI-së

22:59 : 15/07/2025
SPORT

Lamtumirë Champions! Egnatia tregon limitet e futbollit shqiptar, turpërohet 5-0 në Islandë

22:57 : 15/07/2025
AKTUALITET

Tre vëllezërit Bushgjokaj nga Tropoja dhe Petrit Çakrri shpallen në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës

22:56 : 15/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Tentoi t’i ikte Policisë pasi kishte kanabis, vdes në aksident 23-vjeçari shqiptar në Itali

22:50 : 15/07/2025
SPORT

Shkëndija e Tetovës eliminon kampionët e Uellsit, arrin raundin e dytë të Champions-it

22:46 : 15/07/2025
Para

Biseda me Fred Alizotin, të pavërtetat e prokurorit Gentian Osmani

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 16 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 15/07/2025

U dëbua nga Shqipëria/ Ish-ambasadori i Iranit në Tiranë orkestroi rrëmbimin agjentit të FBI-së

22:59 : 15/07/2025

Lamtumirë Champions! Egnatia tregon limitet e futbollit shqiptar, turpërohet 5-0 në Islandë

22:57 : 15/07/2025

Tre vëllezërit Bushgjokaj nga Tropoja dhe Petrit Çakrri shpallen në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës

22:56 : 15/07/2025

EMRI/ Tentoi t’i ikte Policisë pasi kishte kanabis, vdes në aksident 23-vjeçari shqiptar në Itali

22:50 : 15/07/2025

Shkëndija e Tetovës eliminon kampionët e Uellsit, arrin raundin e dytë të Champions-it

22:46 : 15/07/2025

Champions/ Drita arriti kualifikimin historik, në turin e dytë i pret Copenhagen

22:32 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com