• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Blloku” është ende i fuqishëm, posejdon jetët tona/ Malaj reagon për librin e Kalos dhe jep mesazhin…

10:27 : 25/07/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Arben Malaj, ish-ministër i Financave dhe ish-deputet i PS-së, përmes një komenti ka reaguar lidhur me botimin më të fundit “Blloku” të Isuf Kalo.

“Si një njeri politik, e shoh këtë libër e debatet mbi të si një formë për të njohur një “Bllok” tjetër që vazhdon të jetë i fuqishëm tek ne, mendësinë tonë. Blloku i Kalos zbulon “Bllokun” që ende e posedon jetët tona, duke mos na lënë të shohim e afrojmë drejt vetes vizionet e një shoqërie të lirë.

30 vjet pas rënies së diktaturës, ky libër tregon se nuk mund të ketë moral ndaj së shkuarës për sa kohë ka refuzim ndaj saj. Nga ana tjetër Kalo shpalos me këtë rrëfim kronikanin, i cili me një lehtësinë e një shkrimtari karriere arrin të ndërtojë ngjarje e personazhe, duke të bërë një lexues që nuk do të humbësh asnjë pasazh në leximin.

Pavarësisht mosdakortësisë dhe gjykimit që mund të ndjesh ndaj personazheve që shpalosen nga një faqe në tjetrën, në një gjykim objektiv, ti kupton se ky libër nuk është për prof. Kalon, por për historinë”, shkruan Malaj.

Komenti nga Arben Malaj

Lexo edhe:

PD zbuloi zyrën e ‘patronazhistëve’, policia: Nuk gjetëm materiale të paligjshe

Fillon numërimi i votave në Kukës

Historitë e ish vendeve komuniste gjithnjë e më tepër po dominojnë tregun perëndimor të botimeve. Historianë, apo shkrimtarë të historisë vijojnë hulumtimet në arkivat e ish Bashkimit Sovjetik, Rumanisë apo Çekisë. Pak kohë më parë do të lexoja një tjetër biografi të Stalinit nga Oleq Khlevniuk. Stalini është ndoshta diktatori të cilit i kanë kushtuar më shumë libra dhe duket sikur ende ka shumë gjëra për të thënë. Historia nuk ka për të përfunduar asnjëherë, thotë një tjetër biograf i tij Robert Gellately. Në shqip kanë ardhur disa nga biografitë e famshëm të tij, ku spikat ajo e britanikut Simon Sebag Montefiore.

Libra të tjerë tregojnë jetën në Oborrin e carit të Kremlinit, duke mos fshehur anën gjakatare shpesh të një ideologjie që i kushtoi tepër Bashkimit Sovjetik. Në shekullin e XXI, duket se komunizmi është më tepër një joshje, ndaj lexuesve që pëlqejnë këtë lloj leximesh të mbushura me intriga sesa një kërcënim. Duket se bota perëndimore por dhe vetë Europa është ndarë përgjithmonë nga një mendësi që i kushtoi njerëzimit shumë. Ndoshta Shqipërisë më shumë, për vetë faktin se komunizmi shqiptar qe më i ashpri e më totalitar, dhe për zgjatjen e tij në kohë.

Po më kujtoheshin titujt e librave mbi komunizmin dhe diktaturat që kisha hasur në libraritë e huaja, këto ditë teksa lexoja debatet dhe reagimet që ka ngjallur botimi i librit “Blloku” nga prof. I nderuar Isuf Kalo. Unë hyj tek ata njerëz që vlerësoi kontributin e prof. Kalos në mjekësinë shqiptare dhe integritetin, humanizmin që rrethon figurën e tij, gjë që jam i bindur e ndajnë me mua të gjithë ata që kanë mundur ta njohin nga afër njeriun Kalo.

Mbi shkrimin e këtij libri isha vënë në dijeni kohë më parë nga vetë profesori, i cili në biseda e shihte si një detyrë ndaj historisë, ndarjen e kujtimeve apo ngjarjeve që kishte përjetuar në bllokun socialist, me lexuesit, brezat. Duke e parë Kalon si një intelektual të angazhuar, isha i bindur se vizioni me të cilin ai e shihte shkrimin e këtij libri, pavarësisht bindjes së tij ndaj ish “pacientëve” do të ishte një vlerë e shtuar jo vetëm në memuaristikën shqiptare, e cila vuan nga mungesa e rrëfimeve të tilla, por edhe ndaj historisë nesër.

Ndaj, debatet me të cilat është shoqëruar botimi i këtij libri, përtej mungesës së etikës me të cilën shpesh jemi mësuar të vlerësojmë kundërshtarin, tregojnë dhe një vonesë të shoqërisë sonë, dhe një refuzim për të lexuar ashtu siç duhet të shkuarën. Pjesa më e madhe e shkrimeve mbi librin, tentojnë të anatemojnë figurën e Kalos, pa e lexuar librin.

Në çdo vend ish komunist, kujtimet e mjekëve personale, apo personave që kanë mundur të jetojnë pranë pushtetit, janë përshëndetur duke u parë si një dritare tjetër për të zbërthyer ferrin komunist me të gjithë honet e tij. Ky libër do të jetë një dëshmi e rëndësishme për historianët që do të ndërtojnë historinë nesër, pa kompleksitetin e konjukturat e kohës sot.

Si një njeri politik, e shoh këtë libër e debatet mbi të si një formë për të njohur një “Bllok” tjetër që vazhdon të jetë i fuqishëm tek ne, mendësinë tonë. Blloku i Kalos zbulon “Bllokun” që ende e posedon jetët tona, duke mos na lënë të shohim e afrojmë drejt vetes vizionet e një shoqërie të lirë. 30 vjet pas rënies së diktaturës, ky libër tregon se nuk mund të ketë moral ndaj së shkuarës për sa kohë ka refuzim ndaj saj. Nga ana tjetër Kalo shpalos me këtë rrëfim kronikanin, i cili me një lehtësinë e një shkrimtari karriere arrin të ndërtojë ngjarje e personazhe, duke të bërë një lexues që nuk do të humbësh asnjë pasazh në leximin.

Pavarësisht mosdakortësisë dhe gjykimit që mund të ndjesh ndaj personazheve që shpalosen nga një faqe në tjetrën, në një gjykim objektiv, ti kupton se ky libër nuk është për prof. Kalon, por për historinë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD zbuloi zyrën e ‘patronazhistëve’, policia: Nuk gjetëm materiale të paligjshe

23:36 : 11/05/2025
AKTUALITET

Fillon numërimi i votave në Kukës

23:29 : 11/05/2025
AKTUALITET

Numërohet kutia e parë në Tepelenë, ja si është rezultati

23:24 : 11/05/2025
AKTUALITET

“Kemi vëzhgues kudo”/ Qori: Jemi optimistë për rezultatin e zgjedhjeve

23:12 : 11/05/2025
AKTUALITET

Rezultati/ Nis zyrtarisht numërimi i votave në vend dhe zarfet e diasporës

23:00 : 11/05/2025
AKTUALITET

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

22:54 : 11/05/2025
Para

Vetting-u/ Probleme me pasurinë, KPK shkarkon drejtuesin e Prokurorisë Përmet

TË GJITHA

PD zbuloi zyrën e ‘patronazhistëve’, policia: Nuk gjetëm materiale të paligjshe

23:36 : 11/05/2025

Fillon numërimi i votave në Kukës

23:29 : 11/05/2025

Numërohet kutia e parë në Tepelenë, ja si është rezultati

23:24 : 11/05/2025

“Kemi vëzhgues kudo”/ Qori: Jemi optimistë për rezultatin e zgjedhjeve

23:12 : 11/05/2025

Rezultati/ Nis zyrtarisht numërimi i votave në vend dhe zarfet e diasporës

23:00 : 11/05/2025

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

22:54 : 11/05/2025

Incident në Kamëz, dëmtohet siguresa e kapakut të kutisë së votimit, ja çfarë pritet të ndodhë me votat

22:39 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com