Agnesa dhe Anxhelina Hadërgjonaj kanë ndezur rrjetet sociale me fotot e fundit që kanë publikuar. Dy vajzat e këngëtares Albërie Hatërgjonaj, po pushojnë në një resort në Turqi në këto ditë të nxehta vere dhe momente nga pushimet luksoze i kanë ndarë edhe me fansat e tyre.
Të dyja të veshura me bikini që nuk lënë shumë vend për imagjinatën, Agnesa dhe Anxhelina duken mjaft provokuese.
Të dyja motrat Hadërgjonaj duken mjaft të kuruara dhe me linja perfekte trupore. Por edhe pse nënë e një vajze 3-vjeçare Agnesa vazhdon të ruajë një trup perfekt, e bukur dhe e re si kurrë më parë.