Pas tërmetit të madh 5.1 ballë që goditi Athinën javën e kaluar, eksperti Akis Tselentis, ka folur për mundësinë e një tërmeti me magnitugë më të madhe që mund të sjellë pasoja shkatërrimtare.
“Ne kemi një gjigant pranë nesh. Në një moment, do shpërthejnë’, deklaroi Tchelentis për ANT1, të hënën në mëngjes duke paralajmëruar se, “duhet të jemi gati”.
Me tërmetin 5.1 që goditi Athinën tre ditë më parë, ai vuri në dukje se: “Të gjithë thonë se Athina e përballoi. Nuk e përballoi. Mendoni se çfarë do të ndodhte në qoftë se tërmeti të ishte 6 Rihter”.