U plagos gjatë një zënke në një nga burgjet greke, humd jetën një i dënuar. Ai u sulmua të shtunën në burgun e Agia Chania të shtunën e kaluar.
Sipas një informacioni nga burgu i Hanias viktima është një i burgosur nga Pakistani, i cili u godit me thikë në gjoks gjatë një episodi të kohës së drekës me të burgosurit e tjerë me kombësi shqiptare. Viktima ishte dërguar menjëherë në gjendje të rëndë në spital i goditur me mjete te mprehta në pjesët e gjoksit duke i shkaktuar hemorragji. Me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk mundi t’u mbijetoi plagëve. Përplasja është kryer në orën e ngrënies së drekës ku tre shqiptarë u përleshen me tre pakistanez.