Një aksident në vendin e punës në Lerma të Italisë mëngjesin e 19 Korrikut, i ka marrë jetën një shqiptari, raportuan këtë të shtunë mediat lokale. Viktima është Konstandin Sotiri, 57 vjeç, i cili ra nga një lartësi.
Ai ishte duke punuar për të siguruar rrugën që të çon në varrezat e komunës malore, kur ndodhi incidenti. 57-vjeçari po vendoste një rrjetë teli në një mur që kishte rënë në mënyrë të përsëritur, kur ra nga një lartësi prej 20 metrash. Shqiptari bashkë me dy kolegë të tjerë punonin për një kompani që ishte kontraktuar nga bashkia në rikonstruktimin e murit problematik.
Ekipi i ndihmës së shpejtë ndërhyri me helikopter në vendngjarje për ti ardhur në ndihmë shqiptarit, por aksidenti refuzoi fatal për jetën e 57-vjeçarit. /BN/