U vranë me leva dhe sëpata për ‘arsye ndershmërie’/ 5 gra ekzekutohen nga burrat e tyre në 6 muaj

Në 6 muajt e fundit 5 gra janë vrarë nga burrat e tyre për motive xhelozie. Krime të rënda, pasi gratë janë vrarë edhe me sëpatë,  levë apo edhe mjete të tjera rrethanore.

Burrat kanë deklaruar se krimet i kanë kryer pas debateve gratë e tyre për arsye ndershmërie. Të gjithë janë arrestuar nga policia. Viktimat janë Hazbie Kuka, Laureta Sula, Antoneta Hoxha, Ervilma Seferaj dhe Era Lera.

1- Burri vret me thikë në zemër gruan në Durrës

Dy ditë më parë ndodhi një krim brenda familjes në Durrës. Adriatik Kuka, me origjinë nga Korça vrau me thikë në zemër në sy të djalit të tij bashkëshorten. Hazbie Kukën. Kuka kae goditi të shoqen 6 herë në bark, por goditja në zemër ishte fatale për të. Shkak xhelozia, pasi gruaja mbante veten kur shkonte në punë. Pas ngjarjes u gjet i mbytur Adriatik Kuka.

2-  Burri masakron gruan me sëpatë në Vlorë

Më 26 qershor një tjetër krim i rëndë tronditi Vlorën.  Lavdosh Sula, 56-vjeç goditi me sëpatë gruan e tij 44-vjeçaren, Laureta Sulën në banesën e tyre. Kjo e fundit mbërriti në spital e Vlorës pa shenja jete pasi kishte marrë plagë të shumta në kokë dhe fytyrë. Autori lajmëroi vetë policinë pas ngjarjes, ndërsa u arrestua menjëherë nga blutë e qytetit të Vlorës. Viktima ishte nënë e dy fëmijëve, e një vajze dhe një djali. Shkak xhelozia, pasi burri dyshonte se gruaja e tradhëtonte me një bashkëfshatar.

LEXO EDHE  "Kalinihta nga Surreli pedhaqia"/ Pushime në Greqi? Rama: Kazan grek, o ju marrsha të ligat...

3- Burri në Memaliaj masakron gruan në krevat

Më 30 prill Antoneta Hoxha, 53 vjeç, nënë e katër fëmijëve u gjet e masakruar në krevatin martesor, në Valagat të Memaliajt. Ajo u gjet e goditur me sende në forta, në kokë, në krahun e majtë, ndërsa dëshmitarët që e gjetën në dhomën e gjumit thanë për mediet se ajo ishte mbuluar në gjak. Skënder Hoxha  deklaroi se e vrau gruan e tij pasi e tradhtonte.

4-Burri vret gruan në Tiranë se ajo donte të niste pune

Më 12 shkurt, Alket Arapaj, një gardist me armën e shërbimit vrau gruan e tij, Ervilma Seferaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të fëmijëve. Shkak për këtë ngjarje është bërë kërkesa e gruas për të nisur punë.

5- Burri mbyt gruan në Vlorë teksa po hanin bukë

Teodor Lera vrau me thikë bashkëshorten e tij, më 6 shkurt,  Eva Lerën teksa po hanin. Pas krimit të rëndë, autori tentoi të vriste edhe veten pasi preu damarët. Familja Lera, kishin 3 fëmijë, një vajzë në Amerikë e djalin në Angli. Shkak i ngjarjes dyshohet se ishte xhelozia.