• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi i plotë/ Zgjedhjet e Durrësit, gjyqtari Reka e ktheu gjykatën në “noteri” të KQZ

17:50 : 19/07/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Gjyqtari i Durrësit, Shpëtim Reka, e konsideroi gjykatën si “noteri” të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, si edhe aplikoi një standart të panjohur nga praktika gjyqësore, nëpërmjet të cilës gjykoi një çështje, e cila sapo ishte shqyrtuar nga e njëjta gjykatë, duke i dhënë në përfundim mandatin e kryetares së Bashkisë kandidates së Partisë Socialiste, Valbona Sako.

“Boldnews.al” ka siguruar vendimin e plotë të gjyqtarit Reka, i cili ka vendosur gjithashtu një rekord në trajtimin e një padie në gjykatat shqiptare.

Ai ka shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste, dorëzuar në 18 Korrik 2019, vetëm një ditë më pas, më 19 Korrik. Vendimi i marrë paraditen e së Premtes u zbardh i plotë vetëm brenda më pak se një ore, duke krijuar dyshime të forta se ai ishte i parapërgatitur.

Është disi e habitshme se si gjyqtari Reka ka marrë kërkesën e PS-së vetëm mëngjesin e së Premtes, e shqyrtoi atë paradite dhe pas 50 minutash publikoi vendimin e zbardhur, rreth 6 faqe, me argumenta të shtjelluara e me referenca ligjore të plota që mbështesnin qëndrimin e tij.

Lexo edhe:

Ndërron jetë foshnja 5-muajshe në Greqi, arrestohen dy prindërit shqiptarë

Aksidenti me motor u “preu” ëndrrat në mes, miqtë bëjnë një murale në kujtim të dy të rinjëve

Të gjitha këto veprime administrative e proceduriale janë kryer në një periudhë rekord, madje në një afat kohor, i cili, me shumë mundësi, nuk mjafton as të shkruash një faqe formati.

Gjithësesi, gjyqtari Reka ka analizuar vendimin e tij, në bazë të të cilit vendosi t’i japë mandatin e kryebashkiakes Valbona Sako, një vendim tërësisht në kundërshtim me atë që mori kolegia e tij, Mimoza Margjeka, dy ditë para tij.

Gjyqtari Reka e ka mbështetur vendimin e tij në disa pika;

Së pari, ai ka shtjelluar nëse Partia Socialiste legjitimohet për të ngritur një padi. Në vendim, gjyqtari i është referuar si ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, ashtu edhe Kodit Zgjedhor. Ai konstaton se ligjvënësi nuk e sqaron qartë nëse kërkesa për verifikimin e mandatit duhet të bëhet nga kandidati në zgjedhjet lokale apo nga subjekti politik që e ka kandiduar.

Përsa kohë ligjvënësi e ka lënë evazive, gjyqtari Reka vlerëson se lejohet për të bërë kërkesën për verifikimin e mandatit fitues si kandidati, ashtu edhe subjekti që e përfaqëson.

Së dyti, argumenti më interesant dhe më i debatueshëm, është fakti nëse ky rast quhet “gjë e gjykuar” apo jo. Pra, gjyqtari Reka ka analizuar nëse ai duhet të merrte në shqyrtim kërkesën e Partisë Socialiste për verifikimin e mandatit të Sakos, kur një kërkesë e vetë saj ishte rrëzuar vetëm dy ditë më parë.

Gjyqtari vlerëson se vendimi i marrë nga kolegia e tij, Margjeka, e cila refuzoi dhënien e mandatit për Valbona Sakon vetëm dy ditë më parë, nuk ka marrë formë të prerë, pasi nuk ka përfunduar afati 15-ditor i ankimimit.

Për këtë arsye, gjyqtari Reka i dha të drejtë vetes të gjykonte kërkesën e Partisë Socialiste, e cila kishte të përbashkët me kërkesën e Valbona Sakos, sipas tij, vetëm objektin-verifikimin e mandatit fitues të kandidates.

Ai nuk e cilësoi “gjë të gjykuar” kërkesën me të njëjtin objekt, duke shënuar, në këtë mënyrë, një standart, i cili nuk është aplikuar asnjëherë për mijërat e qytetarëve shqiptarë që ankohen për vendimet e padrejta të gjykatave.

Ligjërisht dhe praktikisht, vendimet e shkallës së parë goditen në Apel. Por, gjyqtari Shpëtim Reka, për rastin e shpalljes fituese të kandidates së Partisë Socialiste, i dha vetes atributet e një gjykate më të lartë.

Së treti, pasi legjitimoi veten për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste, gjyqtari Reka, në argumentat e tij, shtjelloi faktin që gjykata, në këtë rast, nuk ka rol aktiv, por vetëm atë të një “noteri” të vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nën këtë logjikë, ai vendosi se nuk ka të drejtë të shqyrtojë aktet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por vetëm t’i vulosë ato.

E pas këtyre argumentimeve, natyrisht, vendimi do të ishte në favor të Partisë Socialiste, pavarësisht se kolegia e tij, Mimoza Margjeka, me shumë të drejtë konstatoi se procesi i votimit ishte ‘absolutisht i pavlefshëm”, për shkak se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfshirë në votime subjektin “Bindja Demokratike”, i cili në momentin e regjistrimit për në procesin elektoral, nuk ekzistonte ligjërisht dhe formalisht.

VENDIMI I PLOTË/ Paligjshmëria e KQZ, Gjykata e Durrësit nuk i jep mandatin Sakos. Rrezikon edhe “Lali Eri”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndërron jetë foshnja 5-muajshe në Greqi, arrestohen dy prindërit shqiptarë

15:11 : 09/06/2025
AKTUALITET

Aksidenti me motor u “preu” ëndrrat në mes, miqtë bëjnë një murale në kujtim të dy të rinjëve

15:03 : 09/06/2025
AKTUALITET

Zjarr në një banesë në Berat, dëmtohet lehtë pronarja e shtëpisë

14:49 : 09/06/2025
BOTA

VIDEO/ Gazetarja australiane goditet me plumb gome gjatë raportimit në Los Angeles

14:45 : 09/06/2025
Lajmet e Dites

Osmani cakton datën, ja kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

14:36 : 09/06/2025
AKTUALITET

Tregjet e fruta perimeve në krizë, tregtarët: S’ka konsum! Të rinjtë kanë ikur nga vendi

14:33 : 09/06/2025
Para

Vrasja në Durrës/ Kush është autori dhe viktima, fëmija e çiftit... (FOTO)

TË GJITHA

Ndërron jetë foshnja 5-muajshe në Greqi, arrestohen dy prindërit shqiptarë

15:11 : 09/06/2025

Aksidenti me motor u “preu” ëndrrat në mes, miqtë bëjnë një murale në kujtim të dy të rinjëve

15:03 : 09/06/2025

Zjarr në një banesë në Berat, dëmtohet lehtë pronarja e shtëpisë

14:49 : 09/06/2025

VIDEO/ Gazetarja australiane goditet me plumb gome gjatë raportimit në Los Angeles

14:45 : 09/06/2025

Osmani cakton datën, ja kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

14:36 : 09/06/2025

Tregjet e fruta perimeve në krizë, tregtarët: S’ka konsum! Të rinjtë kanë ikur nga vendi

14:33 : 09/06/2025

VIDEO/ Elvis Roshi merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK për “shpërdorim detyre”

14:28 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com