Trafiku i drogës, pranga shqiptarit në Greqi, ja sa kokainë e kanabis u kap

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi në makinën me të cilën udhëtonte u gjet rreth 1 kg drogë e dyshuar kanabis sativa dhe 52.3 gram kokainë. Bëhet fjalë për një 39 vjeçar, i cili ishte duke shkuar në ishull dhe drogën do ta shpëndante po në këtë zonë.

Sasia e drogës u gjet në makinën e tij.

Arrestimi u bë pasi policia kishte sinjalizim për personin në fjalë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai u prangos në qytetin e Volos. Gjatë një kontrolli policia i gjeti në makinë 950 gr kanabis , si dhe 52,3 gram kokainë. Sipas policisë ai do ta shpërndante drogën në ishujt e Greqisë. Shqiptari është dërguar në prokurorinë e Volos me akuzën e trafikut të drogës.

LEXO EDHE  Furtuna te opozita e re/ Korab Lita pasi zuri vendin e Rudina Hajdarit: Shpërdoroi besimin e grupit