• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Historiku/ Ramush Haradinaj, 2 herë i pafajshëm në Hagë. Përse kjo “herë e tretë”?

18:03 : 19/07/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, RAJONI

Nga Boldnews.al

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dha dorëheqjen mesditën e së Premtes, pasi, siç njoftoi vetë, i kishte ardhur një ftesë për t’u pyetur si i dyshuar nga Gjykata e Hagës.

Megjithëse ai theksoi se pyetja nuk ishte “akuzë”, gjithësesi ky zhvillim shënon herën e tretë që Haradinaj që shkon në Hagë dhe herën e dytë që ai jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit për t’u paraqitur në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte.

Haradinaj nuk bëri publike se për çfarë bënte fjalë konkretisht “ftesa” e Hagës, por, me shumë mundësi, dyshimet ndaj tij lidhen pikërisht me të njëjtat fakte, për të cilat është përballur me prokurorët ndërkombëtarë dhe ka dalë dy herë i pafajshëm.

“Boldnews.al” po risjell në vëmendje historinë e përballjes së Haradinajt me akuzat e Hagës dhe fitoren e tij në dy procese gjyqësore.

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

Viti 2005 – Dorëheqja e parë

Më 5 mars 2005, gjatë kohës që Haradinaj ishte Kryeministër i Kosovës, ai u akuzua nga Haga së bashku me Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj për 37 vepra penale ku përfshihen vrasje, tortura si dhe trajtimi çnjerëzor i serbëve, shqiptarëve dhe romëve me anë të veprimtarisë së përbashkët kriminale.

Pas shpalljes së aktakuzës, Haradinaj dha dorëheqjen, u dorëzua vullnetarisht dhe u transferua në qendrën e paraburgimit të Gjykatës së Hagës në pritje të gjykimit. Veprimtaria e përbashkët kriminale është një nga llojet e përgjegjësisë penale që përdoret shpesh nga prokuroria në gjykatat penale ndërkombëtare për veprat penale që lidhen me krimet e luftës ose krimeve ndaj njerëzimit.

Kur prokurorët pretendojnë se ka ekzistuar veprimtaria e përbashkët kriminale, duhet provuar se bashkëpjesëmarrësit në një vepër penale kanë vepruar si grup individësh me një qëllim konkret të përbashkët dhe secili individ ka kryer veprime konkrete me qëllim që të zbatohet plani dhe të arrihet qëllimi i përbashkët.

Në rastin Haradinaj, prokuroria pretendonte se qëllimi i veprimtarisë së përbashkët kriminale ka qenë vendosja e kontrollit mbi Zonën Operative të Dukagjinit nëpërmjet kryerjes së veprave penale ndaj popullsisë civile dhe oponentëve politikë.

Kjo nënkupton që prokuroria duhet të provonte përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj kanë patur për qëllim që të kryejnë krime mbi popullsinë civile për ta shtrirë kontrollin mbi Zonën Operative të Dukagjinit dhe se secili prej tyre kishte vepruar sipas planit për të përmbushur qëllimin.

Gjatë gjykimit, prokuroria paraqiti rreth 100 dëshmitare dhe parashtroi rreth 1000 prova për të provuar përgjegjësinë penale të të akuzuarve për të 37 veprat penale.

Viti 2008 – Pafajësia e parë

Në prill 2008, Dhoma e Shkallës së Parë të Gjykatës së Hagës e shpalli Haradinajn dhe Balajn të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, ndërsa shpalli fajtor Lahi Brahimaj invidualisht për trajtimin çnjerëzor të civilëve në një qendër paraburgimi të kontrolluar nga UÇK-ja në fshatin Jabllanicë dhe e dënoi atë me 6 vjet burg.

Haradinaj dhe Balaj u kthyen në Kosovë të pafajshëm. Prokororia i apeloi të dy vendimet e pafajësisë me pretendimin se nuk i ishte dhënë mundësia që të dëgjonin dy dëshmitarë kyç, për shkak se nuk i ishte mundësuar kohë shtesë nga gjykata për të thirrur këta dëshmitarë gjë që kishte penguar gjetjen e së vërtetës mbi rastin.

Me 21 korrik 2010, Dhoma e Apelit, vendosi pranimin e disa prej argumentave të Prokurorisë dhe urdhëroi rigjykimin e pjesshëm për 6 nga 37 pikat e akuzës me argumentin se gjykata e shkallës së parë “nuk kishte ndëmarrë hapat e duhuar për t’i lehtësuar prokurorisë dëgjimin e dy dëshmitarëve”

Edhe pse Dhoma e Apelit i la në fuqi konkluzionet e shkallës së parë për 31 pikat e tjera të aktakuzës, rigjykimi i pjesshëm u urdhërua për 6 pikat e lidhura me vrasje, trajnim çnjerëzor dhe tortura. Për shkak të rëndësisë të dy dëshmitarëve kyç për t’i mundësuar prokurorisë vërtetimin e akuzave, Dhoma e Apelit gjykoi se ishte dëmtuar drejtësia dhe urdhëroi dëgjimin e dy dëshmitarëve në fjalë.

Viti 2012- Pafajësia e dytë

Në Korrik 2010, Haradinaj u kthye në paraburgim. Mbrojtja e Haradinajt pretendon se rigjykimi i pjesshëm duhet të kufizohet në dëgjimin e dy dëshmitarëve që kanë shërbyer si shkak për hedhjen poshtë të vendimeve të pafajësisë.

Prokuroria pretendon se rigjykimi është gjykim i ri dhe i plotë dhe se prokuroria mund të thërrasë dëshmitar të rinj dhe prova shtesë për të vërtetuar përgjegjësinë penale të të tre të akuzuarve për veprat e kryera në qendrën e paraburgimit në Jabllanicë.

Me 31 maj 2011, Dhoma e Apelit hodhi poshtë të gjitha pretendimet e mbrojtjes duke u pajtuar me prokurorinë.

Gjithësesi, në 10 Maj 2012, Gjykata e Hagës vendosi të lirojë Ramush Haradinajn, ndërkohë që procesi ndaj tij vijonte.

Disa muaj më pas, në Dhjetor 2012, Gjykata për krime lufte në Hagë, shpalli të pafajshëm Ramush Haradinajn dhe dy ish bashkëluftëtarët e tij për të gjitha akuzat për krime lufte

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat për krime lufte. Gjykata ndërkombëtarë për krime lufte shpalli të pafajshëm edhe dy bashkëluftëtarët e tij Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025
BOTA

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025
AKTUALITET

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025
SPORT

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025
AKTUALITET

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025
Para

Krimi në familje/ “Autori shoferi i drejtorit”, flet daja: Ishte xheloz për gruan

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com