Paralajmëron Basha: Do ndërmarrim një operacion të paparë ndonjëherë…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i quajti korruptive dy koncesionet e miratuara një ditë më parë nga Kuvendi, për rrugët Orikum Dukat dhe Milot –Balldren.

Basha paralajmëroi se me ardhjen në pushtet në PD-së, do ndërmerret një operacion i paprecedentë për hetimin e çdo koncesioni të dhënë nga qeveria Rama, me qëllim rikthimin e parave të vjedhura te shqiptarët.

Akuzat

“Siç është bërë publike, qeverisja kriminale e Edi Ramës po vazhdon grabitjen dhe tjetërsimin e ekonomisë dhe pasurive publike të vendit ne anë të koncesioneve kriminale, që kanë për qëllim grabitjen e Shqipërisë për llogari të tij dhe një grushti klientësh. Gjithçka tjetër ka ndaluar. Gjithçka tjetër ka marrë fund në këtë qeverisje. Vetëm një gjë forcohet  dhe rritet përditë – vjedhja dhe grabitja e pasurive he parave publike. Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur historia e  Shqipërisë, një grabitës psiqik, që vjedh çdo gjë që i del përpara. Dje u miratua ne Landfillin e Republikës, pra në vendgrumbullimin e plehrave dhe hajdutëve që strehohen në Kuvendin e Shqipërisë,  grabitja me spektakolare në histori:

  1. Koncesioni i rrugës Milot-Balldren Ndue dhe Agim Kola me vlerë 256 milionë euro për 17 km. Vlera e koncesionit është 3 fishuar. Ish deputeti i PS dhe daja i tij, Gjoka, kanë marrë, së bashku, mbi 500 milionë Euro, nip e dajë.
  2. Koncesioni i rrugës Orikum-Dukat, Lorenc Gjikuria me vlerë 70 milionë euro.

Vetëm ditët e fundit janë dhënë:

  1. Koncesioni i inspektimit të pompave të naftës.
  2. Plazhet publike në pronësi private.

Të gjitha janë koncesione dhe kontrata korruptive në përfitim direkt personal të Edi Ramës dhe klientëve të tij, pa asnjë përfitim publik”, tha Basha.

Aksioni

“Që ditën e parë të qeverisjes, para çdo gjeje do ndërrimin një operacion të gjerë të paparë dhe të padëgjuar ndonjëherë me shtrirje nga Shqipëria në vendet e tjera, për hetimin zbulimin e të gjithë vjedhjeve dhe grabitjet që i janë bërë Shqipërisë. Ku do përfshijë krijimin e një kuadri ligjor radikal të krimit dhe korrupsionit qeveritar. Hetimi dhe ndëshkimi i gjithë veprimtarisë kriminele të qeverisë në fushën e prokurimeve dhe linçimeve publike. Prioriteti ynë do jetë hetimi i korrupsionit në nivele të larta, hetimi i mashtrimit me kontratat dhe format publike, rikuperimi i pasurive të vjedhura përmes kontratave dhe koncesioneve publike. Çdo kontratë koncesionare, shtetërore do konsiderohet si vepër e mundshme kriminale, do hetohet pa asnjë përjashtim. Çdo ent dhe kompani private apo publike. Çdo person privat apo pubkik që ëhstë përfshirë në harimin dhe minratimin e këtyre kontrotaave, nga jursitët më të thjeshtë te kryeministri, do hetohet pasuria e të ardhurat në Shqipëri e kudo që të ketë. Do hetojmë paratë dhe pasuritë e atyre që janë përfshirë në këto koncesione kriminale. Do përfshirë gjithë pasuritë e zyrtarëve që u larguan pasi mbushën xhepat. Nuk kanë për të shpëtuar. Zbulimi dhe rikuperimi i aseteve të vjedhura do jetë prioritet absolut. PD ka ekspertizë të huaj në kontratë të plotë konsulentë të specializuar në hartimin e një programi të posaçëm për hetimin dhe rikuperimin e pasurive të tjetërsuara dhe të vjedhura shqiptarëve, Ne jemi në kontakt me agjencitë kryesore për luftën kundër krimit ndërkombëtar, nga EUROPOL-i, të agjencitë britanike, holandeze, gjermane, italiane, të gjithë shumë të gatshëm po hartojmë disa ligje që tani për luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave”, u shpreh kryedemokrati. /BN/

LIVE – Komunikim me qytetarët #ShqipëriaSiEuropa

Gepostet von Lulzim Basha am Freitag, 19. Juli 2019

LEXO EDHE  Sizmologu grek: Shqipëria dhe Rajoni, jo në rrezik. Pse pas lëkundjet janë pozitive