• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

(Dosja e krimit në Korçë) Vëllai spiunoi vëllanë/ Autori vrau veten në sy të 6 policëve

20:37 : 18/07/2019
në AKTUALITET, KRONIKE
Banush Zerellari dhe Gramos Nako

Banush Zerellari dhe Gramos Nako

Banush Zerellari, vëllai i Sefedin Zerellari ka spiunuar në policinë e Korçës, Sefedinin, duke i thënë policëve se Gramos Nako, që u gjend i vrarë brenda në banesën e tij, ishte ekzekutuar nga vëllai i tij. Nisur nga kjo situatë një grup oficerësh të kriminalistikës në Policinë e Korçës, kanë shkuar me urgjencë në banesën e autorit të dyshuar Sefedin Zerellari, duke i kërkuar të hapte derën dhe të vinte me ta në ambientet e policisë. Por dera ka qenë e mbyllur, ndërsa Zerellari ka dalë në ballkonin e shtëpisë me një pistoletë në dorë dhe një armë zjarri çifte, duke qëlluar veten me një plumb në kokë. Goditja është bërë në sy të policëve, të cilët gjatë kësaj kohe i kanë kërkuar Sefedinit, që të mos merrte asnjë masë ekstreme kundër vetes së tij. Por me sa duket Sefedin Zerellari i ndodhur në gjendje të rëndë psikologjike, ka qëlluar me pistoletë veten, duke shtangur të gjithë oficerët e policisë që kishin shkuar për ta shoqëruar në ambientet e policisë së Korçës. Gjatë ekspertizës balistike të armës të sekuestruar pranë trupit të pajetë të Sefedin Zerellarit, ka rezultuar se pikërisht me këtë armë është vrarë në banesën e tij, Gramos Nako. Hetimi i prokurorisë dhe policisë së Korçës, ka zbuluar se vrasja e Gramos Nako, nuk ka lidhje aspak me çështjen e grabitjes. Këto dyshime janë provuar për shkak se Gramos Nako nuk i është vjedhur asnjë shumë financiare, pasi eurot, lekët dhe dollarët ndodheshin të paprekura. Sipas burimeve të prokurorisë dhe policisë së Korçës, dyshimet lidhen se vrasja ka shumë gjasa të ketë ndodhur për një histori sentimentale.

Lekët dhe sendet personale të paprekura

Në 8 korrik 2019 rreth orëve të pasdites, në një banesë private është gjetur i pajetë një person. Pas marrjes dijeni nga ana e sallës operative të policisë Korçë në orën 19:50, oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet proceduriale të kryera është konstatuar se është vrarë me armë zjarri, Gramos Nako, i lindur në Skrapar dhe banues në Korçë. Gramos Nako jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka mbëritur në Shqipëri në muajin Maj 2019. Mbështetur tek  këqyrja e vendit të ngjarjes del e provuar se Gramos Nako është vrarë me armë zjarri në banesën e tij. Në vend ngjarje janë gjetur gëzhoja e qitur, predha dhe tre fishekë të pa shkrehur. Nisur nga këto rrethana janë ngritur dyshime të forta se vrasja është kryer ne intervalin kohor 17:00 ose deri në 18:00 të datës 8 korrik, nga një person ende i papërcaktuar. Ndërkohë nga këqyrja e mëtejshme,ka rezultuar se në vend ngjarje janë gjetur një sasi kartëmonedha, lek, dollarë Amerikan, pasaporta Amerikane në emër të Gramos Nako dhe gruas së ti, Natasha Nako, të cilat ndodheshin në një çantë grash, si dhe gjatë këqyrjes se kufomës u gjend një portofol me një sasi dollarësh Amerikan, Euro dhe Lek. Këto rrethana kanë treguar dhe lindur dyshime për prokurorët e Korçës se autori i kësaj vrasje nuk ka pasur si motiv grabitjen e viktimës, por krimi ka ndodhur mes një sherri mbase brenda fisit dhe se autori dhe viktima mund të jenë njohur më njëri-tjetrin. Nisur nga kjo situatë prokuroria e Korçës ka ndërmarrë një sërë veprimesh proceduriale duke filluar nga administrimi në dosje e dhjetëra dëshmive por dhe vënia në përgjim e disa numrave telefoni të anëtarëve të fisit Nako dhe rrethit shoqëror të tij.

Vëllai spiunoi vëllanë në polici

Ndërkohë ende pa u mbushur 24 orë nga ndodhja e vrasjes së Gramos Nako, krimi i cili tronditi Korçën, një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar po në këtë qytet. Në mëngjesin e 9 korrikut 2019 është marrë informacion nga Banush Zerellari se vrasjen e Gramos Nako e ka bërë vëllai i tij, Sefedin Zerellari. Mbi këtë informacion dhe dyshimet paraprake të ndodhura në kamerat e biznesit të zonës ku është vrarë Gramos Nako, punonjësit e policisë Ilirjan Kote, Vangjush Menkshi,Maksim Meco, Arqile Ropi, Nasi Shumka dhe oficerit që ndjek hetimet Elvir Pocka,kanë shkuar në banesën e Sefedin Zerellari. Dera ka qënë e mbyllur dhe punonjësit e policisë kanë trokitur dhe pasi kanë konstatuar se Sefedin Zerellari ndodhej në ballkon të shtëpisë i kanë kërkuar të hapte derën. Në këto kushte kanë konstatuar se autori I dyshuar i vrasjes së Gramos Nako, Sefedin Zerellari, kishte një pistoletë në dorë dhe një armë gjahu.

Lexo edhe:

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Vetëvrasje në sy të policëve

Pistoletën që kishte në dorë e ka drejtuar drejt vetes në kokë dhe megjithëse punonjësi i policisë Alqi Ropi, i ka thënë të mos kryente veprim ndaj vetes, Sefedin Zerellari, ka shkrehur armën duke u vetëvratë. Mbi këtë veprim të kryer nga Sefedin Zerellari prokurorët e Korçës, ka vazhduar kryerjen e veprimeve hetimore të këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe ekspertimit balistik të pistoletës. Përgjigjia  Nga veprimet e para hetimore del dyshimi se Sefedin Zerellari është vëllai i bashkëshortes së Gramos Nako, Natasha Nako. Gjithashtu del dyshimi se vrasjen e Gramos Nako, e ka kryer Sefedin Zerellari,por se aktualisht prokuroria është në fazën e dyshimeve mbi motivet e kësaj vrasje. Sipas burimeve të prokurorisë dhe policisë së Korçës, dyshimet lidhen se vrasja ka shumë gjasa të ketë ndodhur për një histori sentimentale.  Njëri nga viktimat, Serefedin Zenellari, kishte disa vite që ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij në Korçë. Mirëpo, edhe pas divorcit, ai dyshonte se ish-gruaja kishte krijuar një raport intim me kunatin e tij, Gramoz Nako, gjë e cila ka sjellë irritimin e Serefedin Zenellarit, duke bërë që ky i fundit të vrasë në 8 korrik 2019 Nakon. Të dyja ngjarjet me viktima, pritet që në ditët në vijim të pushohen nga prokuroria e Korçës.

/Shqiptarja.com/

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025
BOTA

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025
SPORT

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025
RAJONI

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025
Para

‘Kur t'du prap, t'çohet nalt, pastaj oooh’/ Enca tregon se çfarë bën në shtrat me të dashurin (Foto)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com