Në Lazarat janë arrestuar 5 persona pasi mbillnin kanabis në banesat e tyre. Sipas policisë gjatë kontrollit në oborret e banesave të tyre u konstatuan të mbjella nga 10 deri 15 bimë të dyshuara narkotike.
Të arrestuarit janë Serjan Akliko, Memo Kasma, Hateme Nuri, Brikela Nuri DHE Bejko Akliko.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Sopoti”.Operacioni nga D.V.P. Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër
Arrestohen në flagrancë 5 shtetas nga Lazarati. Gjatë kontrollit në oborret e banesave te tyre u konstatuan të mbjella nga 10 deri 15 bimë të dyshuara narkotike.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, gjithashtu mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, në oborret e 5 banesave u konstatuan të kultivuara bimë të dyshuara narkotike, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll.