Nisma e Rilindjes për shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, ka sjellë reagimin e ish-deputetëve socialistë.
Pas Andis Harasanit, një tjetër reagim ka ardhur lidhur me nismën e 28 deputetëve të Ramës, që kërkojnë shkarkimin e Malajt për shkelje të etikës. Dhe sipas tyre, ish-deputeti socialist, i votuar në dhjetor të 2018 si anëtar i Këshillit Mbikqyrës së BSH, ka shkelur etikën pasi ka kritikuar kryeministrin.
Elmaz Sherifi, ish-deputet dhe ish-ministër në qeveritë socialiste, përmes rrjeteve sociale, shkruan se ministrat që shkelin ligjin dhe konsumojnë vepra penale ngrihen në detyrë, ndërsa Malaj shkarkohet për etikë.
“Dënim për etikë, ngritje në pergjegjesi për shkelje ligji” !
“Sovranistët do shkarkojnë Arben Malaj pse kritikon qeverinë. Ministra e deputetë ngrihen në pergjegjësi kur me veprim me dashje konsumojnë element të veprave penale në tendera dhe në proceset zgjedhore !”, shkruan Sherifi.