Breshëri plumbash drejt makinës luksoze, ekzekutohet ish-futbollisti i njohur (VIDEO)

Ish-futbollisti i Afrikës së Jugut, Marc Batchelor, është qëlluar për vdekje pranë shtëpisë së tij në Johanesburg.

Policia njoftoi se dy persona të paidentifikuar i bënë pritë me motoçikletë dhe më pas qëlluan disa herë mbi ish-futbollistin.Sipas policisë, Marc vdiq brenda automjetit ndërsa dy personat e maskuar u largua nga vendi i ngjarjes.

LEXO EDHE  Merkel: Një marrëveshje mbi Brexit është e mundur deri më 31 tetor

Policia po heton motivin e vrasjes së ish-futbollistit, ndërsa Batchelor gjatë atentatit po udhëtonte më një kopshtar që mbeti i padëmtuar nga atentati.Marc Batchelor luajti për Kaizer Chiefs, Orlando Pirates dhe Mamelodi Sundoëns në Afrikën e Jugut.