• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hetimet/ “Në emër të dashurisë”, si tre vajzat i zhvatën 180 mijë $ djalit të biznesmenit nga Gjirokastra

18:46 : 15/07/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Një ish-studente në Gjirokastër edhe dy shoqet e saj, të dyshuara se hodhën në kurth djalin e një biznesmeni duke e zhvatur, pretendon se në fakt dhuratat e tij ishin në emër të dashurisë dhe se ajo është dënuar kot. E shpallur fajtore nga Gjykata e Gjirokastrës dhe e dënuar me 12 vite E. L. i kërkoi Prokurorisë së Krimeve të Rënda që të hetojë siç duhet historinë e saj të dashurisë që e reja këmbëngul se po i kushton lirinë.

Vajza pretendon se shumat që i riu ia ka dërguar përmes një tregtari tjetër, nuk i kanë mbërritur asnjëherë në dorë, me përjashtim të dhuratave. Por, nga ana tjetër për tri vite me radhë ish i dashuri i ka dërguar dhjetëra dhurata, orë, bizhuteri dhe lekë, herë për ta ndihmuar që ajo të hapte një biznes rrobash në Tiranë, herë se ishte sëmurë dhe herë sepse “ajo do bëhej nusja e saj”. Vajza nga Memaliaj sot është 32 vjeç dhe njohja me E. Kë. nisi në vitin 2009, por kulmi i shpenzimeve të djalit u shënuan në vitin 2012 kur ajo u zhvendos në Tiranë. Në atë kohë përmes një tregtari tjetër në Gjirokastër, S.L., i dashuruari për muaj të tërë, përveç orëve të shtrenjta, çantave, unazave dhe parfumeve ka futur në pako edhe vlera monetare, të cilat në përfundim llogariten me vlerën e 180 mijë dollarëve.

Zbulimi 
Disa vite pasi dëmi ishte bërë dhe kasafortat ishin boshtatisur, ishin prindërit e të riut, tregtarë në lagjen Zinxhira, të cilët zbuluan se në kasafortë ju mungonin 180 mijë dollarë. Ata menjëherë dyshuan djalin e tyre, i cili tregoi se kishte njohur një vajzë që e kishte shoqe dhe me të cilën dëshironte të martohej. Por fatura prej 180 mijë dollarë ishte më e ulëta që i riu kishte shpenzuar së fundmi. Në fillimet e njohjes në vitin 2009, E. K. e kishte nisur me dhurata 100 mijë ose 200 mijë lekë. Por sa më shumë afroheshin të rinjtë aq më tepër rriteshin faturat dhe në një rast zemërgjerësia e E. K. gjatë fillimit të lidhjes është treguar me një pagesë prej 20 milionë lekë të vjetra. Shuma iu pagua vajzës në bankë, në një kohë që e reja vazhdonte nga ana e saj të derdhte vlera monetare në dy banka.

“E bëra këtë veprim, tregoi më pas djaloshi me mendimin se po jepja një provë të fortë për lidhjen tonë, pasi ishte hera e parë që ajo po më kërkonte ndihmë. E.L. më tha se kishte nevojë për të holla sepse donte të blinte një shtëpi”. Shprehja e dashurisë së të riut përmes lekëve ka vazhduar nga muaji mars 2009 dhe deri në vazhdim në total i riu ka depozituar në llogarinë e të zgjedhurës së zemrës 37 milionë lekë të vjetra. Por në përfundim të shkollës së lartë vajza është larguar dhe është ftohur ndaj tij.

Gjatë kohës së krizës mes çiftit, E.K. ka rënë në kurthin e dy shoqeve te saj, edhe ato të akuzuara si mashtruese. Një ditë të dashuruarit i vjen një mesazh në telefonin e tij, në të cilin E.L i lutej për ndihmë, pasi ishte e sëmurë me leucemi. Ajo i kërkonte gjithashtu edhe një numër telefoni të ri ngaqë numrin e vjetër do ta flakte. I prekur djali ka paketuar 30 mijë euro dhe sipas udhëzimeve që e dyshuara i shkruante në mesazh, ia ka dorëzuar një vajze të vogël poshtë pallatit të studentes. Vajza nuk zbriti kujton i mashtruari me justifikimin se ishtë shumë sëmurë. Më tej, me të njëjtën skemë përmes telefonit të ri dhe numrit të ri që i kishte dhuruar, i mashtruari ka nisur në 20 raste shuma nga tre deri në pesë mijë euro, të cilat i dërgonte me autobusin e linjës sa herë që vajza i shkruante dhe i kërkonte ndihmë. Në total, gjatë këtij komunikimi ai ka dorëzuar 70 mijë euro dhe 15 milionë lekë.

Lexo edhe:

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e ‘të fortit’ me tre emra

Zgjedhjet 2025/ Ulet numri i votuesve në Korçë

Për rastet e fundit E.L. pretendon se nuk i ka shkruar ajo mesazhet dhe si argument sjell faktin që në këtë kohë ajo bashkëjetonte me një person në fshatin Kakoz të Gjirokastrës. Ajo që kanë zbuluar prokurorët është se në fakt për episodet e fundit vajza nuk ka gënjyer. Prokuroria ka këqyrur numrin që ia kishte dhuruar i riu dhe që ishte i regjistruar me emrin e tij. Për të kuptuar se kush e përdorte numrin e telefonit janë lexuar dhjetëra mesazhe të fshira mes E.A. dhe të dashurit të saj, J. Zh.. Mesazhet e dashurisë mes të dyve gjatë orëve të vona të mbrëmjes apo herët në mëngjes e bindën prokurorinë se në këtë rast mashtrimi është kryer nga E. A. dhe shoqja tjetër R. M..

Tri vite, pasi i riu E. K. kishte rënë pre edhe e dy shoqeve të së dashurës së tij që ndërkohë i thoshte se ishte jashtë vendit, E.L i ka bërë një videocall. Kaq ka mjafuar që E.K të rilidhet sërish me 32-vjeçaren, e cila ndërkohë kishte gjetur një punë në Tiranë si shitëse në një dyqan të njohur bizhuterish. Dhe duke bërë plane për të ardhmen, pasi E.L. kishte shprehur dëshirën të hapte një dyqan rrobash, partneri ka vazhduar sërish me pakot plot me dhurata dhe dollarë. Pakot niseshin çdo dy apo tri ditë nga Gjirokastra ku ai jetonte dhe punonte me prindërit drejt ‘21 Dhjetorit’ ku e dashuruara i priste. Dërgesat me pako të shtrenjta janë konfirmuar edhe nga marrja e dëshmisë së tregtarit S L. që ka treguar llojet e dhuratave që paketonte dhe se disa herë kishte parë që djaloshi fuste edhe para.

Hetimi
Tashmë prokuroria duhet të shqyrtojë edhe pretendimin e vajzës së dënuar, e cila këmbëngul se në fakt nuk ka mashtruar askënd dhe se në rastet e fundit nuk ka dorë. Madje, për 180 mijë dollarët ajo pranon se i janë dërguar vetëm dhurata si parfume, çanta, orë dhe asnjëherë lekë. Nuk e di çfarë është bërë me to, nëse do kisha marrë këto lekë që përmend ish i dashuri im, atëherë do kisha qenë e pasur dhe nuk do punoja shitëse mësohet të ketë treguar ish-studentja që ka shënuar një nga rastet më spektakolare të mashtrimit. Nuk dihet nëse të tria vajzat kanë bashkëpunuar apo jo me njëra-tjetrën, por akuza i bashkon të treja.

/gazetasi.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e ‘të fortit’ me tre emra

10:54 : 10/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet 2025/ Ulet numri i votuesve në Korçë

10:45 : 10/05/2025
AKTUALITET

Arrestohet “skifteri” që boshatiste dyqanet në Tiranë

10:37 : 10/05/2025
AKTUALITET

VIDEO – Biznesmeni Fiqiri Pali kapet duke blerë vota në Maqellarë. Ja çfarë iu gjet në makinë

10:28 : 10/05/2025
AKTUALITET

Tom Doshi: Edi Rama, peng i krimit të organizuar

10:09 : 10/05/2025
AKTUALITET

Kamomili që na integron në Europë

10:00 : 10/05/2025
Para

Dëmtuan bustin e Françesk Radit/ Shpërthen Elton Deda: Ndyrësira, vetëm riedukimi ju bën derman

TË GJITHA

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e ‘të fortit’ me tre emra

10:54 : 10/05/2025

Zgjedhjet 2025/ Ulet numri i votuesve në Korçë

10:45 : 10/05/2025

Arrestohet “skifteri” që boshatiste dyqanet në Tiranë

10:37 : 10/05/2025

VIDEO – Biznesmeni Fiqiri Pali kapet duke blerë vota në Maqellarë. Ja çfarë iu gjet në makinë

10:28 : 10/05/2025

Tom Doshi: Edi Rama, peng i krimit të organizuar

10:09 : 10/05/2025

Kamomili që na integron në Europë

10:00 : 10/05/2025

Tirana në kaos! Trafik i rënduar për shkak të “Giro d’Italia”

09:45 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com