Nga Kreshnik Osmani
Opozita ka zhvilluar sonte protestën e dhjetë Kombetare dhe është përpjekur të rimobilizojë radhët dhe të karijkojë pasuesit e saj. Të gjithë pasuesit e opozites i janë rikthyer Bulevardit për të pritur prej liderit të tyre se cfarë do të ofrojë dicka më shumë për të ardhmen e aksionit opozitar, por z. Basha ka përsëritur mrekullisht dhe me fanatizëm të madh të gjitha frazat që ka cituar në të dhjeta protestat e kaluara. Asnjë përgjigje nuk ka dhënë për pyetjet e ngrituara nga intelektualët e ndryshëm të Shqipërisë gjatë gjithë kësaj jave. Asnjë përgjigje nuk ka dhënë për shqetësimin dhe dilemat e 85% të shqiptarëve të cilët e kanë bojkotuar qeverinë e karteleve. Nuk ka dhënë asnjë përgjigje lidhur me të ardhmen e aksionit opozitar.
Nuk ka dhënë asnjë përgjigje lidhur me mënyrën sesi do ta trajtojë krizën në të cilën është zhytur vendi, Nuk ka dhënë asnjë përgjigje se kush ia printon banderolat gabim brenda PD-së. Nuk ka dhënë asnjë përgjigje se kur do të votojmë sërish për bashkitë e dorëzuara PS-së. Nuk ka dhënë asnjë përgjigje se kur do të bëjmë zgjedhjet të parakohshme. Nuk na dha asnjë përgjigje se cfarë do të bëjë tani që Rama do të pushtojë zyrtarisht me zyrë dhe me vulë të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Nuk na dha asnjë përgjigje se cfarë do të bëhet me 13 tetorin e Presidentit. Nuk na dha asnjë përgjigje se cila është mënyra sesi do t’i bashkojë shqiptarët. Nuk na dha asnjë përgjigje se si e pret shpëtimin nga brenda dhe jo nga ndërkombëtarët. Nuk na dha asnjë përgjigje nëse është apo nuk është Soros i implikuar në falimentimin e Shqipërisë apo jo. Nuk na dha asnjë përgjigje nëse ka apo nuk ka informacion që Presidenti i Republikës i ka dërguar ftesë Fondacionit Soros për të patur me ta një takim. Nuk na njoftoi se cila është strategjia nëpërmjet të cilës 85% të shqiptarëve që bojkotuan farsën do të mblidhen rreth tij. Nuk na dha asnjë përgjigje se cfarë do të bëjë me Kodin Zgjedhor.
Nuk na dha asnjë përgjigje se cfarë do të bëjë për të fituar mbi tiraninë. Nuk na dha asnjë përgjigje se ku do t’i bëjë mjerimi pushimet këtë vit. Nuk na dha asnjë përgjigje se cfarë do të bëjë mjerimi deri në vjeshtë, më Ramën mbi krye. Nuk na dha asnjë përgjigje përse Rama nuk e ka frikë. Nuk na dha asnjë përgjigje kur do të votojmë lirisht. Nuk na dha asnjë përgjigje se kur do t’i numërojmë votat e mjerimit brenda natës, si në Greqi. Nuk na dha asnjë përgjigje se deri kur do ta mbajme Ramën mbi shpinë. Nuk na dha asnjë përgjigje se me cfare do t’i paguaje mjerimi dritat deri në tetor. Nuk na dha asnjë përgjigje se si do ta ndalojë Komisionin Hetimor Parlamentar për të shkakrkuar Presidentin e Republikës. Nuk na dha asnjë përgjigje përse na e bëjnë ndëkombëtarët këtë. Nuk na dha asnjë përgjigje përse qielli i kësaj nate ishte kaq i zymtë e i nxirë. Turp t’i vijë kësaj nate, që nuk na dha asgjë më shumë. Ka vetëm një rrugë për të fituar Lulzim, ndaj karteleve dhe ndaj armiqve të Kombit tënd. Po ta tregoj. Ka qenë dikur një burrë i madh që ka patur mbi supet e tij një cështje të madhe, një hall të madh të Kombit dhe të popullit të vet. Edhe atij ia kishin vjedhur zgjedhjet si ti. Ai i doli kundra dhe u përball me tiraninë por jo si ti. Ata ishin më pak të rrezikshëm dhe më gjakatarë se Rama dhe oligarkët e tij, sepse të vrisnin, ndërsa Rama nuk të vret, por të poshtëron dhe të le te gjallë. Ata e kapën heroin, e arrestuan dhe kur ia vunë litarin në fyt ai tha:
“Mua nuk më intereson si do të vdes, por për çfarë do të vdes. Nuk numëroj vitet që kam jetuar por punët që kam kryer. Sonte do të më varin mua ndersa ata që besojnë tek çështja jonë do të hakmerren për vdekjen time duke triumfuar. Të gjithë ne do të vdesim por janë të pakët ata që do të kenë nderin të vdesin për një çeshtje të madhe. Turp t’i vijë kësaj nate prej historisë!”
Kjo është e vetmja formulë e jotja për të fituar Lulzim, të tjerat janë përralla me mbret. Nuk është ideja që të vdesësh, sepse e di që të tremb kjo, por ideja është se nuk mund të përballesh me këtë lloj mafie, po nuk i shkove deri ne fund, me: “ Ja vdekje ja liri”. Vetëm kështu mund të fitosh Lulzim, në mundsh.
Turp t’i vijë kësaj nate prej historisë! /Puls7.com