Aktorja e njohur, Olta Gixhari pak ditë më parë bëri me dije se është në një lidhje, nëpërmjet një fotografie ku shkruante, “E bërë nga dashuria ime”.
Këto ditë aktorja bukuroshe ndodhet me pushime në Spanjë.
Duket se dashuria por edhe relaksi i kanë shtuar nurin aktores, të paktën kështu duket në fotografitë që ka publikuar në rrjetet sociale.
Këtë të diel ajo ka postuar një foto ku shihet e shtrirë buzë detit e veshur me bikini të zeza, të cilat i nxjerrin në pah format.
Duhet thënë se Olta duket tejet sensuale dhe pa asnjë të metë.











