Enkelejd Alibeaj, ish-deputet i PD-së, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kavajë, ku një person mbeti i vrarë dhe 7 të tjerë u plagosën.
Alibeaj thotë se një qytetar humbi jetën se krimi nuk ka më frikë qeverinë, e cila është zgjatim i saj.
Postimi i Enkelejd Alibeaj
Një qytetar u vra sot në Kavajë, sepse krimi nuk e ka me frike qeverine sepse ajo eshte thjesht zgjatim i tij!
Nje qytetar u vra sot ne Kavaje, ndersa ishte duke blere buke. Ne mes te qytetit, ne mes te dites, perplasjet me arme terrorizojne qytetaret.
Krimi nuk e ka me frike qeverine sepse ajo eshte thjesht zgjatim i tij! Policia eshte e zene me arrestime politike pasi krimi ka imunitet nga pushteti ne shqiperi.
Zoti ua lehtesofte dhimbjen familjareve te Ramazan Hasalliut. Sherim te shpejte te plagosurve.