Kryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari ka dalë kundër propozimit të mazhorancës për ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në një dalje të shkurtër për mediat në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Hajdari tha se në këtë moment, ngritja e komisionit është një veprim që mund të tensionojë edhe më situatën.
Hajdari: Kostoja do të jetë e mazhorancës, unë propozova shtyrjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, përsa kohë që nuk ka një gjykatë Kushtetuese. Unë mendoj se të hënën duhet të tërhiqemi nga diskutimi, se e kemi patur një seancë të tillë ditën e shkuar. S’kemi pse e tensionojmë konfliktin. Ne e shohim konfliktin si personal. Komisioni duhet shtyrë dhe gjykata Kushtetuese e vijojmë. Ky është mendimi im dhe i grupit.