• Kontakt
Thursday, August 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A ta presim Gjykatën Kushtetuese?! E presim por jo me autorin e Partisë Shtet si Kryeministër

11:50 : 02/07/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Aranita Brahaj

A ta presim Gjykatën Kushtetuese?!!!! E presim por jo me autorin e Partisë Shtet si Kryeministër.

Kur autokratët po na e përdorin si Vetting-un për të krijuar klasën e gjyqtarëve nën influencë.

Si qytetare e këtij vendi edhe e pranoj kërkesën e ndërkombëtarëve për durim deri në themelimin dhe interpretimin nga Gjykata Kushtetuese. Megjithëse në kulturën time juridike ajo që cilësoi raporti i ODHIR mjafton për ta njohur/shpallur procesin zgjedhor si nul. Ky proces nuk ishte proces për zgjedhësit e as nuk ishte proces me roje që garantojnë shifra (administrator balancuar).

Por të analizojmë pak më gjatë për të mos harruar se Gjykata Kushtetuese u shkri edhe si pasojë e Vetting-ut. Për të gjithë ata që na nxitën të bëjmë këtë vetting në drejtësi, vetting-u juaj (gatim i juaji, ushqim për ne) është në rrezik. Gjykata Kushtetuese nuk mund të themelohet me Ramën kryeministër dhe Mbështetësit e tij aktiv. Vettingu është alibia dhe shpata që Rama po e përdor jo vetëm për kundërshtarët por edhe për të pavarurit që nuk janë tunduar ti puthin dorën.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Enjte 28 Gusht 2025

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur rëndë

Dy vendimet e Vettingut për dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja dhe Fatmir Hoxha ma kanë dhënë këtë bindje. Përjashtimi i tyre nga sistemi nuk ka qenë argumentim shterues , bindës, argumentues përkundrejt faktit që po ti krahasojmë me vendime për të tjerë pjesëtarë të sistemit standardi i dyfishtë është evident dhe domethënës.

Në gjykimin tim vendimi lexohet si një vendim për të instrumentalizuar drejtësinë duke nxjerrë jashtë ata që nuk janë mbështetës të Ramës. Përveçse jo bindës vendimi për Fatmir Hoxhën është edhe me standard të dyfishtë. Në të njëjtën javë Vettingun e kaloi dhe u pranua një gjyqtar tjetër i sistemit duke njohur si të justifikuara dhuratat familjare prej 30mijë euro dhe duke e këshilluar (si me qene konsulenti personal i taksave) të deklarojë dhe paguaj tatimin mbi të ardhurën personale nga dhurimi që është prej 15%. Këtë standard Vettingu nuk e aplikoi për Fatmir Hoxhën, megjithëse shuma ishte më e ulët dhe prova e dhurimit ishte e regjistruar në një kasetë të një ceremonie familjare sipas traditës. Fatmir Hoxhës jo vetëm nuk i dhanë konsulencë për pagesën e tatimeve mbi dhuratat e dasmës por e dëbuan nga sistemi.

Hoxha është gjyqtar karriere, ai vjen nga një mjedis modest dhe karriera e tij nuk sponsorizohet as nga familjarë me pushtet dhe influencë (që nuk i ka), as nga lidhje me krimin, as nga suporti partiak, dhe as nga pazare e puthje të dorës së pushtetit. Hoxha ka punuar në zona të vështira për shtetin dhe drejtësinë si dhe është qarku i Shkodrës, emërimet kanë bazë tek rezultatet e tij në universitet dhe gjykatë. Rrëzimi i këtij anëtari të Gjykatës Kushtetuese është një provë e fortë që Autokratët në pushtet po e përdorin shpatën e mprehtë të vettingut për të konfirmuar klasën e gjyqtarëve nën influencë.

Prandaj nëse duhet të pres Gjykatën Kushtetuese kjo nuk mund të themelohet me Ramën kryeministër, dhe mbështetësit e tij deputet ish prokuror, ish polic e ish gardian burgjesh (me influenca) që për vete nuk i janë nënshtruar vettingut. Pasi ky i fundit na ka dhënë prova që po shkatërron çdo qelizë të institucioneve në emër të pushtetit. Ky i fundit në opinionin tim po përdorur edhe Vetting-un si shpatë e mprehtë për kundërshtarin dhe jo mbështetësin.

Duhet të ikë Rama që të shpëtojë vettingu e të ri fitojë cilësitë e një procesi teknik.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Enjte 28 Gusht 2025

22:55 : 27/08/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur rëndë

22:43 : 27/08/2025
AKTUALITET

Zbulohet data! Ja kur do ta shpallë Rama kabinetin e ri qeveritar

22:32 : 27/08/2025
BOTA

SHBA dhe Evropa paralajmërojnë Iranin: Sanksionet bërthamore mund të rikthehen

22:15 : 27/08/2025
BOTA

Situata në Serbi/ Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja duhet bërë sipas rregullave serbe

21:50 : 27/08/2025
BOTA

“Fëmijët në Gaza s’kanë më forcë as të qajnë”, OKB: Shpëtojini para se të jetë vonë

21:35 : 27/08/2025
Para

"O Meti nuk më nxjerr dot anti-amerikan nipi i Spiro Kolekës"/ Meta flet "pa doreza"

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Enjte 28 Gusht 2025

22:55 : 27/08/2025

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur rëndë

22:43 : 27/08/2025

Zbulohet data! Ja kur do ta shpallë Rama kabinetin e ri qeveritar

22:32 : 27/08/2025

SHBA dhe Evropa paralajmërojnë Iranin: Sanksionet bërthamore mund të rikthehen

22:15 : 27/08/2025

Situata në Serbi/ Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja duhet bërë sipas rregullave serbe

21:50 : 27/08/2025

“Fëmijët në Gaza s’kanë më forcë as të qajnë”, OKB: Shpëtojini para se të jetë vonë

21:35 : 27/08/2025

Janë shoqëruar disa persona me rrezikshëri të lartë, detaje nga operacioni i policisë në Durrës

21:04 : 27/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com