Zëvendës kryeministri, Erion Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Partia Socialiste ka fituar në Divjakë.
“Super Konfirmimi” – shkruan Braçe dhe nuk shpjegon se për çfarë konfirmimi apo fitoreje bëhët fjalë, pasi PS garonte e vetme.
Fredi Kokoneshi garonte i vetëm në këto zgjedhje, i cili do të rizgjidhet për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Divjakës.