• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ramizi i ri

11:02 : 29/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Malcolm Y

Këmbanat e zgjedhjeve pa zgjidhje po bien trishtshëm në këtë mot kolere pa dashuri sic nuk do ta kishte dashur kurrsesi Markezi. Zgjedhje pa alternativë, pa program, pa premtime.

Zgjedhje nga halli për hallexhinj dhe qejflinj që duan të bëjnë qokën e radhës udhëheqësit legjendar. Votojnë veteranët e përjetshëm, votojnë nëpunësit zemërdridhur për të mbajtur vendin e punës të hënën paszgjedhore, votojnë pirat plackitësit e ppp-vë të veshur me qyrk oligarku, votojnë dhe uriah hipitë e përjetshëm të çdo pushteti. Voton dhe opozita fasadë e ngjizur kushedi në ç’laboratorë me mendje frankeshtajne që nuk do kishte Meri Shell të dytë t’i përshkruante. Pak të tjerë kanë incentivë të dalin n’zheg e të piqen si fiqtë e lali erit të djelën e thatë dhe pa bereqet të fund-qershorit.

Lej Feni i Bashkisë duket i vetmi i paturbulluar nga gjithë kjo bujë dhe rrokopujë. Në një ditë të vetme tha edhe që mori në telefon Këshillin e Europës a thua ishte konkubina e tij dhe i konfirmuan pjesmarrjen në zgjedhje, por edhe që PD është katandisur në 15 përqind. Djaloshi nga Tërpani, pa ngjyrë dhe dridhje zëri të gënjen hazër xhevap dhe kur e pyet për ngjyrën e bluzës që ka veshur. Me një staf bashkie prej rreth 70 vetësh që filmojnë dhe kur ndërrohet një kapak pusete dhe me një buxhet së paku 3-fish nga ai i paraardhësit që shkon për fishat e bixhozit politik dhe “fushat” e pambarimta të Tironës, ky Ramiz i ri duket se e ka të asfaltuar rrugën drejt pushtetit.

Sa herë që shefi i tij zulmëmadh mungon ndonjë dekikë ekraneve ku kapardiset, Uriah Hipi është aty, i papaërtueshëm dhe gjithnjë gati. Kryepiktori, duket edhe më kuller duket për së largu, “larger than life”, dhe kur mungon ndoca ditë dhe e zëvendëson ekraneve të përnatshme “doppelganger”-i i tij i preferuar, kryebashkiaku trendy kullabërës i Tiranës, delfini mëngëpërveshur dhe i papërtueshëm për urdhrat prore të shefit të tij të naltë.

Lexo edhe:

Fitime marramendëse, zbulohen shifrat e arkëtuara nga çdo skuadër në Botërorin e Klubeve

Shembjet në Theth, Avokatja e Popullit: Në dukje ka shkelje! Qytetarët të bëjnë ankesa

Koha punon për të dhe ndërsa kryebeu i vendit merr edhe ndonjë kosto, tash që nuk ka lënë më valvulë shkarkimi dhe nga makutëria i ka marr me kuç e maç krejt për vedi, Vilajet Qyrku pret i duruar, i papërtuar për shërbimet e fundit, për të kapur atë që është një ëndërr e vjetër. Një projekt i hershëm politik kur së bashku me Fugsin dhe Maznikun e tij mblidhnin me nikorqillëk fonde okulte për t’i shërbyer ëndrrës në sirtar të katapultimit politik.

Kur qysh në vitin e largët 2007 e kishin projektuar produktin që do shisnin “Lalin” si kryebashkiak dhe thellë në sub-koshiëncën e tyre edhe si kryeministër të vendit. Kur udhëzoheshin nga Rilindasi Rama të qëllonin me gurë Nanon ndërkohë që hapnin trasenë e katapultimit të radhës. Që u dështoi në krye të herës me G99-ës por aty ku nuk hynë nga dera, nxituan të hynin nga dritarja si 99ca të paepur dhe plot vrull djaloshar që ishin dhe janë. Nuk thonë kot, i riu si veriu.

Tashmë janë kullandrisur mirë me fonde dhe influencë, me mbështetje mediatike dhe oligarkike, me netëork dhe mbështetje politike, presin të qetë si gjahtari në pritë t’u vijë në prehër dhe një llokmë më e madhe nga tepsia e uruar e pushtetit ndjellës. Me shpresë që shefit të madh do i iki oreksi shpejt apo do i merren këmbët disi në luftërat e hapura në fronte të ndryshme. Gjithsesi, ata aty janë. Koha i favorizon. Mehmetin e vranë për së dyti. Për Ramizin mjafton durimi për të arritur në fotofinish.

Lajme të lidhura

SPORT

Fitime marramendëse, zbulohen shifrat e arkëtuara nga çdo skuadër në Botërorin e Klubeve

12:20 : 14/07/2025
AKTUALITET

Shembjet në Theth, Avokatja e Popullit: Në dukje ka shkelje! Qytetarët të bëjnë ankesa

12:17 : 14/07/2025
AKTUALITET

5 vatra zjarri në vend

12:11 : 14/07/2025
AKTUALITET

U kap duke transportuar emigrantë drejt Kosovës, arrestohet 40-vjeçari në Gjirokastër

12:07 : 14/07/2025
AKTUALITET

Varrezat mbulohen nga barishtet dhe plehrat, Rexha i Tropojës urdhër banorëve: Pastrojeni vetë!

11:59 : 14/07/2025
AKTUALITET

I nxehtë përvëlues deri në fund të muajit, paralajmëron sinoptikania: Temperatura deri në 41°C

11:58 : 14/07/2025
Para

Nis protesta në Tiranë. Çfarë po ndodh...

TË GJITHA

Fitime marramendëse, zbulohen shifrat e arkëtuara nga çdo skuadër në Botërorin e Klubeve

12:20 : 14/07/2025

Shembjet në Theth, Avokatja e Popullit: Në dukje ka shkelje! Qytetarët të bëjnë ankesa

12:17 : 14/07/2025

5 vatra zjarri në vend

12:11 : 14/07/2025

U kap duke transportuar emigrantë drejt Kosovës, arrestohet 40-vjeçari në Gjirokastër

12:07 : 14/07/2025

Varrezat mbulohen nga barishtet dhe plehrat, Rexha i Tropojës urdhër banorëve: Pastrojeni vetë!

11:59 : 14/07/2025

I nxehtë përvëlues deri në fund të muajit, paralajmëron sinoptikania: Temperatura deri në 41°C

11:58 : 14/07/2025

“Babi e mbajti për dore, ndërsa hajduti ia bëri mamit bam”, vëllai i Liridonës rrëfen bisedën me nipërit

11:51 : 14/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com