Në mes të Tiranës, materialet zgjedhore transportohen me makina private (FOTOT)

“Materialet zgjedhore transportohen me makinë personale dhe ambientet e shkollës ruheshin me polici private, ngjarja në Vasil Shanto”, ky ka qenë denoncimi që ka mbërritur pak minuta më parë në redaksinë e Faxweb.al, dhe tregon qartë sesi shkelet ligji në prag të zgjedhjeve të nesërme, të 30 Qershorit.

Kodi Zgjedhor e parashikon qartë se materialet zgjedhore duhet të transportohen të sjoqëruar me përfaqësues të të dyja kampeve politike, që caktohen në KZAZ, apo QV si dhe nga një punonjës i policisë.

Mesa duket të gjendur të vetëm në garën për Bashkinë e Tiranës dhe jo vetëm, kanë menduar që mund të shkelin dhe Kodin Zgjedhor, sa kohë që askush nuk mund t’i kontrollojë.

Më poshtë shihet mjeti privat me të cilin janë transportuar materialet zgjedhore: