• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama gjeni! Vrau intelektualët, u mbylli gojën qytetarëve, u dha pushtet maskarenjve

13:35 : 28/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ajo që ndodh sot është pasojë me shkak të kahershëm, që më shumë se strategji, mbetet  sjellje karakteri e kryeministrit Edi Rama. Shoqërinë e transformoi në gjashtë vite qeverisje, duke e kthyer në një laborator eksperimental, më qëllimin e pastër; të “vriste” çdo zë intelektual; dhe mbyllte gojën qytetare, duke e kthyer në shoqëri amorfe.

Rama i hapi luftë dy kategorive të para dhe sot ka krijuar oazin e tij të Rilindasve. Personazhe politik dhe publik të cilët trasmetojnë dhe injektojnë me qëllim “idiotësinë” që përfaqësojnë dhe malinjitetin e theksuar në urrejtje të çdo kategorie që kërkon lirinë, normat demokratike dhe të drejtat qytetare.

Në vitin 2013, Rama e nisi nga Partia Socialiste zhdukjen e botës intelektuale. Cilido zë kritik, i mirëformuar, nuk e gjeti vendin në pjesën drejtuese të partisë. Më vonë, ai i shmangu të gjithë, duke sjellë një parlament ndër më të turpshmet që ka njohur ndonjëherë vendi ynë.

Lexo edhe:

“Kishte elementë kriminalë”/ Incidenti në Vorë, Albana Vokshi: Jam kërcënuar bashkë me familjen

Numërohen 5 kutitë e para në Durrës, ja cila parti kryeson

Trafikantë, përdhunues, grabitës, e deri të akuzuar për vrasje, zunë vend në karriget e deputetëve, aty ku më parë, në vitet 1991-2005 kishte personalitete, njerëz të botës akademike dhe disa syresh edhe me integritet moral.

Pushtetin e ndau me maskrenjtë, që një ditë nga bota e errët e krimit dhe kabaretë e prostitucionit dhe drogës, e panë veten në institucionin më të lartë të vendit, në Parlament.

Këta ishin “përfaqësuesit e popullit”. Përveç afrimit të “halabakëve”, risolli një tjetër kategori të rinjsh. Ishin Rilindas që në hapat e parë. Personazhe pa lidhje me realitetin, të dala nga organizata jo qeveritare dhe individë me formim të pastër në fushën e mashtrimit dhe shitjes së propagandës.

Sot në Partinë Socialiste nuk gjen më ata socialistë “idealesh”, që gjithsesi kishin bindjet e tyre dhe rendnin pas progmareve politike, luftonin me ide me kundërshtarët dhe militonin fort, pasi zëri i tyre, qoftë edhe në kategorinë e poshtme drejtuese gjithsesi dëgjohej.

Rama nuk i honepste dot intelektualët, burrat e shtruar, apo gratë me personalitet. Ai kërkonte një tjetër shtresë, një tjetër përfaqësim që të ishte edhe më poshtë se vetja. Nën frikën e vazhdueshme të inferioritetit të intelektit, Rama ishte dhe është një gjeni në hartimin e programit për fshirjen nga elita drejtuese të çdo eksperti të mirë që politikën e sheh si sfidë dhe alternativë.

E pati disi të lehtë ta bëntë këtë zhdukje të politikanëve të “rracës” brenda PS-së, duke kapërcyer në fazën më të rrezikshme, që këtë ide ta shtrinte edhe në shoqëri.

Botës masive qytetare, të paangazhuar politikisht, por me vlera në normat shoqërore, arriti tua mbyllë gojën. Bëri që zëri i tyre të mos ndihej. Në një lagje, apo edhe pallat, me siguri gjendet një Rilindas “trushplarë” që shfaq arrogancë, të mbyt që në mëngjes me parfum të shtrenjtë dhe lëviz me atë çantën e lëkurës me rrip të hollë, ku mban shuma të mëdha parash dhe një telefon të shtrenjtë. Ai diku punon, në një institucion nga tatimet, doganat, bashki, apo të ka në duar pronën në Hipotekë.

Ky është njeriu i ri Rilindas, që kërkon ti ngjajë brezi i ri, edhe pse pjesa masive qytetare nuk e do, por nuk është në gjendje as ta rrëzojë. Me dhunë aq që e mendon, pasi qytetaria nuk ia lejon, me votë aq që bëhet fjalë, pasi këtu të merr frymën trafikanti, i forti, nëpunësi idiot e alleshverishtës i pështirë që nën kërcënim, dhe blerje të varfërisë e rimerr pushtetin.

Një pjesë e mirë e kandidatëve për bashki, që të dielën do varin rreth qafës “kapistrën” e kryebashkiakut, janë individë pa kontribute, me shkollim të cunguar, me integritet tërësisht të humbur (mbase nuk e kanë pasur asnjëherë) dhe iluzionistë që njohin vetëm botor virtuale të Ramës. Këta do drejtojnë pushtetin lokal. Në fund të gjithë bashkë; maskarai, trafikanti, “idioti zyrtaruc”, (i korruptuari që ka mësuar të numërojë vetëm duke pasur para në duar) dhe Rilindasi pa shqisë mendimi, kanë në krye një njeri të madh: Ai është Edi Rama… Dhe kryeministri mburret… unë jam mbi ta!

Pjesa tjetër janë intelektualë të zhdukur që bëjnë jetë modeste dhe qytetarë të mirë që vuajnë pasojat e njerëzve të mësipërm që na drejtojnë shtetin. Me dhunë nuk i shembim, me votë na vjedhin, ndaj pasoja do jetë e gjatë.

 

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

“Kishte elementë kriminalë”/ Incidenti në Vorë, Albana Vokshi: Jam kërcënuar bashkë me familjen

02:30 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 5 kutitë e para në Durrës, ja cila parti kryeson

02:22 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 119 kuti votimi në gjithë vendin! Ja diferenca mes PS dhe PD

02:06 : 12/05/2025
AKTUALITET

Hapen dy kutitë e para në Shkodër, PD në avantazh

01:50 : 12/05/2025
AKTUALITET

Qarku i Dibrës, numërohen tre kutitë e para

01:48 : 12/05/2025
Lajmet e Dites

Vota e Diasporës/ Numërohet kutia e parë, PD në avantazh

01:45 : 12/05/2025
Para

‘Ec atyyy zhyte votën, myteee..’/ Rama rikthehet 17 vite pas, publikon këngën e tij për Tironën (VIDEO)

TË GJITHA

“Kishte elementë kriminalë”/ Incidenti në Vorë, Albana Vokshi: Jam kërcënuar bashkë me familjen

02:30 : 12/05/2025

Numërohen 5 kutitë e para në Durrës, ja cila parti kryeson

02:22 : 12/05/2025

Numërohen 119 kuti votimi në gjithë vendin! Ja diferenca mes PS dhe PD

02:06 : 12/05/2025

Hapen dy kutitë e para në Shkodër, PD në avantazh

01:50 : 12/05/2025

Qarku i Dibrës, numërohen tre kutitë e para

01:48 : 12/05/2025

Vota e Diasporës/ Numërohet kutia e parë, PD në avantazh

01:45 : 12/05/2025

Numërohet kutia e parë në Elbasan, ja kush kryeson

01:42 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com